Pije me fruta pylli dhe qumësht bajame

Pije me fruta pylli e shëndetshme përgatitur me qumësht bajame. Kjo pije bëhet mjaft e shëndetshme nëse do të përdorni qumësht bajame dhe për personat me simptomat e alergjisë dhe të mostolerimit të laktozës.

Pije me fruta pylli dhe qumësht bajame

Prep Time10 minutes
Total Time10 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Global
Keyword: healthy, pije
Sasia: 2 persona
Kalori: 170kcal

Përbërësit

  • 80 gr manaferra
  • 80 gr boronica
  • 150 ml qumësht bajame
  • 1 lugë e vogël mjaltë
  • mente për aromë

Përgatitja

  • Lajmë frutat në ujë të rrjedhshëm dhe i lemë pak të kullojnë. Frutat së bashku me mjaltin i hedhim në mikser kuzhine dhe i grijmë derisa të bëhet një masë kremoze.
  • Mund të shtojmë disa copa akulli nëse e preferojmë të freskët. Më pas në mikser shtojmë edhe qumështin.
  • Pijen e hedhim në gotë, i vendosim gjethe mente për aromë dhe pija me fruta pylli është gati.

Këtë pije me fruta pylli dhe qumësht bajame mund ta përdorni në mëngjes ose gjatë vakteve si zemër. Një tjetër mënyrë konsumimi është edhe ajo para ose pas stërvitjes, pasi ju siguron shumë energji.

Qumështi i bajames është i mbushur me yndyra të shëndetshme, fibra dhe vitaminë E e cila mbron trupin nga presioni i lartë i gjakut dhe nga diabeti.

Si të pergatisni lëng të kuq të shëndetshem kundër plakjes.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like
leng portokalli

Lëng Portokalli i freskët

Lëng portokalli i freskët përveç se është freskuese, ofron një seri vetish pozitive për organizmin. Kjo për faktin se përmban shumë vitamina C, mjaftë ë domosdoshme për trupin tonë. Përmirëson sistemin imunitetit deri te reduktim i shenjave të plakjes, si edhe nga parandalimi i kancerit në pastrimin e trupit nga substancat toksike.