Lëng me qershi dhe boronica të kuqe

Qershia është një frutë shumë i mirë sidomos për të luftuar lodhjen e ditës. Përmban vitaminë C, A dhe kalium.

Ja si të përgatisim një lëng plot shije me qershi. Lëngu i qershisë këshillohet edhe për ata që vuajnë nga pagjumësia.

Lëng me qershi dhe boronica të kuqe

Prep Time15 minutes
Total Time15 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Global
Keyword: fruta
Sasia: 2 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 200 gr qershi
  • 100 ml qumësht
  • 50 gr boronica të kuqe
  • 10 gr fistik
  • 1 lugë e vogël mjaltë
  • copa akulli

Përgatitja

  • Lajmë qershitë dhe boronicat e kuqe. Pasi i kullojmë nga uji heqim bërthamat e qershive dhe hedhim frutat në grirëse elektrike.
  • Shtojmë më pas akull të grirë dhe pak qumësht. I grijmë për disa çaste se bashku. Lëngun e përftuar e hedhim nëpër gota.
  • Sipër vendosim disa fistik të grirë sipas dëshirës.

Lexo si të përgatisim lëng shalqiri të freskët ose pije fresket me fruta.

Ju bëftë mirë!

12 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like
leng portokalli

Lëng Portokalli i freskët

Lëng portokalli i freskët përveç se është freskuese, ofron një seri vetish pozitive për organizmin. Kjo për faktin se përmban shumë vitamina C, mjaftë ë domosdoshme për trupin tonë. Përmirëson sistemin imunitetit deri te reduktim i shenjave të plakjes, si edhe nga parandalimi i kancerit në pastrimin e trupit nga substancat toksike.