Pije freskët me fruta të grira – Banane, Mollë dhe Dardha

Pije freskët me fruta të grira kur doni të ndryshoni shijen dhe mënyrën si konsumoni frutat. Frutat janë të pasura me vitamina, minerale, fibra dhe janë të rekomanduara për një dietë të shëndetshme.

Pije freskët me fruta të grira

Prep Time10 minutes
Total Time10 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Mediterranean
Keyword: healthy, pije
Sasia: 2 persona
Kalori: 130kcal

Përbërësit

  • 1 banane
  • 1 kokërr mollë
  • 1 kokërr dardhë
  • 50 gr boronica
  • copa akulli

Përgatitja

  • Lajmë frutat, i fshijmë nga uji, i qërojmë dhe i presim me thikë ne copa. Në qoftë se frutat i kemi bio i lemë me gjithë lëkurë.
  • Copat e frutave i futim në blender kuzhine. Shtojmë dhe copa akulli dhe i grijmë sa të bëhet një masë kremoze. Pijen e hedhim në gotë dhe e shërbejmë të freskët.
  • Frutat e freskëta përmbajnë më së shumti ujë 80% deri 95% të masës. Përdorimi i 4 porcione fruta në ditë ndihmon në përmirësimin e humorit dhe ul rrezikun për sëmundje kardiake, obeziteti dhe diabet i tipit 2.

Lexoni gjithashtu përgatitjet për lëng i kuq i shendetshëm, lëng kajsi ose lëng molle.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Grur i zier

Grurë i zier e rekomandoj sepse është shumë e shëndetshme. Gruri pa përpunuar përmban mjaft proteina dhe asimilohet lehtë nga organizmi, prandaj ju rekomandohet të gjithëve ta përdorin, sidomos sportistëve dhe fëmijëve.
leng portokalli

Lëng Portokalli i freskët

Lëng portokalli i freskët përveç se është freskuese, ofron një seri vetish pozitive për organizmin. Kjo për faktin se përmban shumë vitamina C, mjaftë ë domosdoshme për trupin tonë. Përmirëson sistemin imunitetit deri te reduktim i shenjave të plakjes, si edhe nga parandalimi i kancerit në pastrimin e trupit nga substancat toksike.