Pije Cocktails
Shkruaj një koment

Lëng i freskët frutash – Lëng Kajsi

Lëng i freskët frutash, lëng Kajsi, pa konservate dhe ngjyrues kimik. Vetëm me fruta të freskëta. Fruta e kajsisë në këtë periudhë ka arritur pjekjen maksimale dhe është i përkryer për lëng të freskët.

Lëng i freskët frutash - Lëng Kajsi

Prep Time20 mins
Cook Time20 mins
Total Time40 mins
Course: Drinks
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 79kcal

Përbërësit

  • 1 kg kajsi
  • 1 L ujë
  • 180 gr sheqer
  • 1 kokërr limon

Përgatitja

  • Për të përgatitur lëng kajsi të freskët, lajmë në ujë të rrjedhshëm frutat dhe i qërojmë. I heqim farën dhe i presim në forma kubike. Frutat e prera i hedhim në një enë ku shtojmë sheqerin dhe ujin. Enën e vëmë në zjarr për 20 minuta.
  • Gjatë kohës që zien masa do ta trazojmë shpesh herë, duke i hequr shkumën e krijuar. Limonin e shtrydhim në një enë. Vazhdojmë trazojmë dhe heqim shkumën e formuar. Në 5 minutat e fundit shtojmë edhe lëngun e limonit.
  • Masën e grijmë me një mikser zhytës derisa masa të bëhet një lëng i trashë. Lëngun e kullojmë dhe e hedhim të nxehtë nëpër shishe qelqi të sterilizuara.
  • Shishet i kthejmë me kapak poshtë derisa të ftohen. Lëng frutash me kajsi është gati për tu servirur. Shoqëroheni me një pjesë ëmbëlsirë ose të freskët më akull pasditeve të nxehta.

Lexo recetën për reçel kajsi, lëng karrote ose lëng dardhe.

Ju bëftë mirë nga artigatimit.com

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Komento nga Facebook!

Shkruani komentin tuaj - Komente