Granita me limon është një pije ideale në stinën e verës, pasi i jep shumë freski trupit tonë në ditë të nxehta. Kjo recetë e përgatitur në shtëpi dhe me limon biologjik është e shëndetshme dhe e freskët.
Lëng i freskët frutash, lëng Kajsi, pa konservat dhe ngjyrues kimik. Vetëm me fruta të freskëta. Fruta e kajsisë në këtë periudhë ka arritur pjekjen maksimale dhe është i përkryer për lëng të freskët.
Patëllxhan me gjizë dhe bajame është një antipaste ideale për stinën e verës. Kjo recetë është shumë e thjeshtë për tu përgatitur dhe e shijshme. Në aperitiv me miq, me këtë recetë bëni një figurë të bukur.
Caponata me patëllxhan është një pjatë tipike e Sicilisë. Bëhet fjalë për perime të gatuara me salcë agrodolce e cila i jep edhe një aromë të pa të papërmbajtshme. Ekzistojnë shumë versione të kësaj recete siciliane në varësi të përbërëseve.
Një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë plot shije e aromë. Receta patëllxhan me djathë ka pak kalori dhe mund të shërbehet si shoqëruese për pjatat kryesore.
Krostatë me pjeshkë është një ëmbëlsirë që mund të përgatitet në shtëpi në çdo moment të ditës. Mjaftojnë disa hapa të thjeshta dhe keni një ëmbëlsirë të freskët dhe shumë të shijshme, sidomos kur pjeshkat janë të ëmbla dhe me shume frutë. Kjo krostatë me fruta mund të konsumohet edhe për mëngjes me një gotë qumësht.
Imam bajalldi është pjata verore më e shijshme. Ka shumë versione të recetës për Imam Bayildi, varet nga zonat e vendit tonë. Por ajo që është e rëndësishme se kjo pjatë është e lehtë për tu përgatitur dhe shumë e mirë.