Krostatë me pjeshkë

Krostatë me pjeshkë është një ëmbëlsirë që mund të përgatitet në shtëpi në çdo moment të ditës. Mjaftojnë disa hapa të thjeshta dhe keni një ëmbëlsirë të freskët dhe shumë të shijshme, sidomos kur pjeshkat janë të ëmbla dhe me shume frutë. Kjo krostatë me fruta mund të konsumohet edhe për mëngjes me një gotë qumësht.

Krostatë me pjeshkë

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 250kcal

Përbërësit

Për brumin frolla

  • 3 të verdha vezë
  • 150 gr sheqer
  • 200 gr gjalpë
  • 400 gr miell
  • lëkura e një limoni bio
  • pak kripë

Për mbushjen krem pastiçeri

  • 500 ml qumësht
  • 2 të verdha veze
  • 75 gr sheqer
  • 50 gr miell
  • lëkurë limoni
  • 5 pjeshka

Përgatitja

  • Në fillim përgatitim kremin pastiçer, kështu i japim kohë të ftohet. Hedhim qumështin në një tenxhere dhe e vendosim në zjarr së bashku me lëkurën e limonit. Ndërkohë në një enë tjetër hedhim sheqerin se bashku me miellin dhe i përziejmë se bashku. Hedhim edhe të verdhat e vezëve dhe e rrahim te gjithë masën.
  • Pasi qumështi fillon të zieje bashkohen masat se bashku dhe përzihen. E mbajmë masën disa çaste në zjarr dhe me pas e heqim. E mbulojmë me qeskë kuzhine dhe vazhdojmë me përgatitjen e brumit frolla.
  • Në tavolinën e punës hedhim miellin dhe gjalpin e ftohtë e prere në copa. Mund të përdorim edhe një mikser kuzhine për këtë proces. Përziejmë miellin me gjalpin derisa të formohet një si lloj pluhuri ashpër. Më pas shtojmë vezët dhe sheqerin. Sipas dëshire mund të shtojmë edhe pak lëkurë limoni. Masën e punojmë në tavolinë për 5 minuta, jo më shumë.
  • Brumin frolla e vendosim në frigorifer të pushoj për të paktën 30 minuta.
  • Me pas hapim brumin në madhësinë e enës dhe e vendosim sipër duke hequr tepricën.
  • Mbushim bazën me krem pastiçeri dhe me kujdes sipër vendosim feta pjeshke në të gjithë sipërfaqen.
  • Ëmbëlsirën krostatë me pjeshkë e vëmë në furrë të para ngrohur në 180 °C për 30 -35 minuta.
  • Ëmbëlsira është gati, shërbehet e ftohte dhe sipër mund të shtohet pak sheqer pluhur.
  • Pasi ta keni përgatitur krostatë me pjeshkë, mos harroni të ndani fotot në profilin tonë ne
    Facebook dhe Instagram.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kompekaj

Kompekaj është një ëmbëlsirë e njohur shqiptare. Procesi i përgatitjes se kësaj ëmbëlsire mund te duket i komplikuar, por rezultati ja velen ta provoni. Ndiqni gjithashtu video recetën e përgatitur posaçërisht.

Shëndetlie

Shëndetlia është padyshim një nga ëmbëlsirat shqiptare më të mira. Para shumë vitesh shëndetlia gatuhej veç në raste festash, por tani me këto pak përbërës që i gjejmë kudo mund ta gatuajmë në çdo moment.

Ananas në zgarë

Ananasi në zgarë është një mënyrë ndryshe për të servirur këtë frut ekzotik. është shumë i thjeshtë për tu përgatitur, por në këtë mënyrë do të shijoni me të vërtetë një pjatë të veçantë.