Receta për Qumështor

Një recetë për një ëmbëlsirë që është shumë e thjeshtë për tu bërë dhe shumë e mirë për tu ngrënë. Kjo është një recete që e kam marrë nga mami im. Quhet qumështor sepse përbërësi kryesor është qumështi.

Receta për Qumështor

Prep Time20 minutes
Cook Time35 minutes
Total Time55 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire, kuzhina shqiptare
Sasia: 4 persona
Kalori: 340kcal

Video

Përbërësit

  • 1.5 L qumësht
  • 10 kokrra vezë
  • 10 lugë gjellë miell
  • 10 lugë gjellë sheqer
  • 50 gr gjalpë
  • pak vanilje nqs dëshironi

Përgatitja

  • Rrahim fort vezët me sheqerin, pastaj shtohim gjalpin e shkrirë ( kujdes se nuk duhet të jetë i nxehtë).
  • Më pas hedhim esencën e vaniljes tek mielli dhe ja shtojmë vezëve. E përziejmë mirë që mos të krijohen kokrra.
  • Pastaj në fund tek masa për qumështor shtohet dhe qumeshti. Përziejmë të gjitha bashkë. Do të jetë një mase e lengshme që duhet ta hedhim në një tepsi të lyer më parë me pak gjalpë.
  • E fusim në furrën e nxehur me parë, piqeni derisa ta shikoni që sipër ka marrë ngjyrë karameli në temperaturen 180°C, dhe te mos jetë më e lëngshme.

Notes

Këshillë: Ëmbëlsirat provojeni gjithmonë me kruajtëse dhëmbësh, nëse vishet ëmbëlsira është e papjekur, kur del e pastër atëhere është gati.

Ju bëftë mirë!

qumeshtor-receta-gatimi-shqiptare-tradicionale-embelsira-shqip-te-lehta-2

19 Shares
9 comments
  1. Cila mund te jete arsyeja qe qumeshti pritet, (duket pak a shume si gjize) dhe shkeputet komplet nga mielli gjate pjekjes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për brumë sheqeri

Brumi i sheqerit ose 'fondant' është pjesa e sipërme me të cilën zbukurohen tortat ose 'cup cakes'. Veçantia e këtij brumi është që modelohet lehtë sepse ngjan me plastelinën, por kur thahet mban formën e dhënë. 'Fondant' s'është gjë tjetër veçse sheqer pluhur, ujë e glukoz sheqeri dhe për vetë përbërësit mund të ruhet për shumë kohë.

Pandispanjë e sherbetosur

Pandispanja është baza e shumë ëmbëlsirave, si për shembull receta për trilece, x dhe x. Një mënyre tepër e thjeshte për të shërbyer pandispsanjën është dhe sherbetosja e saj. Kjo është një recetë tradicionale e vjetër që dikur përgatitej nëpër dasma në zonën e Myzeqesë.

Kek me kungull të verdhë

Receta për ëmbëlsirë kek me kungull është shpejtë për tu përgatitur dhe shumë e shijshme! Për këtë kek kemi përdorur kungull të verdhë, pasi karakteristikë e tij është se mund të bëhet brumë dhe i jep shumë butësi ëmbëlsirës.