Ndërkohë përgatisim sherbetin duke zier ujin me sheqerin dhe karafilin e vaniljen. Sherbetin e hedhim të nxehtë mbi ëmbëlsirën e ftohtë. E lemë të regjet mirë dhe të ftohet komplet e më pas shërbejmë shëndtlien në pjata.
Shëndetlie
Sasia: 6 persona
Kalori: 300kcal
Video
Përbërësit
- 5 kokërr veze
- 1 të verdhe veze për lyerje sipër
- 500 gr miell
- 150 gr mjaltë
- 100 gr sheqer
- 200 gr gjalpë
- 200 gr arra
- 1 lugë kafeje sodë buke
Për sherbetin
- 1 gotë ujë
- 2 gota sheqer
- 2 lugë gjelle lëng limoni
- karafil
- vanilje
Përgatitja
- Në një tepsi hedhim miellin, e hapim rreth. Në mes të tij hedhim vezët, gjalpin e shkrirë më parë, mjaltin e sheqerin dhe i përziejmë mirë gjithë përbërësit. Shtojmë sodën e bukës. Vazhdojmë ti përziejmë mirë derisa të kemi arritur një masë homogjene. Më pas shtojmë dhe arrat dhe vazhdojmë ti përziejmë derisa të jenë bashkuar mirë me brumin e përgatitur.
- Brumin e përgatitur e hedhim në një tepsi të lyer më parë me gjalpë e pak miell ( në mënyrë që të mos ngjitet). ( Për këtë masë duhet një tavë me diametër rreth 26-30 cm.)
- Vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 140°C përreth 40 minuta ose derisa të shohim që pjesa sipër të ketë marrë një ngjyrë kafe të bukur të errët.
- Më pas fikim furrën duke e lënë tavën brenda që të kullojë përreth gjysmë ore. Pastaj e nxjerrim jashtë dhe e lemë të ftohet dhe më pas e presim në copa.
- Ndërkohë përgatisim sherbetin duke zier ujin me sheqerin dhe karafilin e vaniljen. Sherbetin e hedhim të nxehtë mbi ëmbëlsirën e ftohtë. E lemë të regjet mirë dhe të ftohet komplet e më pas shërbejmë shëndetlien në pjata.
Notes
Shëndtlia është më e mirë nëse përgatitet një ditë më parë, kështu do të jetë akoma më e shijshme.
Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!
18 Comments
Komento nga Facebook!