Receta për brumin e shkrifët ( pasta frolla)

Pasta frolla (Brumi shkrifët) është një nga ato brumërat bazë për përgatitjen e shumë ëmbëlsirave duke filluar nga të famshmet tartat e shkrifëta me marmelata ose fruta të pjekura e shumë biskota të ndryshme.

Receta për brumin e shkrifët ( pasta frolla)

Prep Time20 mins
Resting1 hr
Total Time1 hr 20 mins
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: biskota
Sasia: 6 persona
Kalori: 240kcal

Video

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 250 gr gjalpë
  • 2 të verdha veze
  • 200 gr sheqer pluhur
  • lëkura e grirë e një limoni bio fakoltativ
  • pak kripë

Përgatitja

  • Si fillim për brumin e shkrifët duhet të themi qe gjalpi i përdorur për këtë pastë duhet të jetë i ftohtë direkt nga frigoriferi.
  • Marrim një grirës elektrik dhe hedhim në të gjalpin e ftohtë të prerë në copa dhe shtojmë edhe miellin e pak kripë.E grijmë masën derisa të arrijmë një masë si rërë.
  • Më pas hedhim në tavolinën e punës masën dhe i shtojmë të verdhat e vezëve dhe sheqerin pluhur. Sipas dëshirës mund ti shtoni pak lëkurë limoni ose portokalli të grirë hollë.
  • I përziejmë shpejt të gjithë përbërësit derisa të arrijmë një masë homogjene. Duhet të kemi kujdes që të mos i përziejmë shumë në mënyrë që të mos forcohet brumi. E bëjmë brumin në formë katrore dhe e mbledhim me qese kuzhine. Vendosim brumin në frigorifer për të paktën 30 minuta përpara se ta përdorim.
  • Më pas marrim brumin i biem pak sipër me okllahi/pec që të zbutet pak e më pas e hapim petën e brumit sipas përdorimit. Nëse do bëjmë një tartë duhet ta hapim petën rreth 3-5 mm, nëse do të bëjmë biskota rreth 1/2 cm. Brumi është gati për përdorim.
  • (Ne kemi dhënë këtë lloj përgatitje, por nëse ju nuk keni grirës elektrik mund ta përgatisni me dorë duke përzier si fillim gjalpin e ftohtë me miellin e më pas të gjithë përbërësit e tjerë si më sipër. Nëse ju keni një robot elektrik (planetaria) mund ti fusni të gjithë përbërësit në të dhe e përgatisni aty pa u lodhur.)

Receta gatimi me brumin e shkrifët

Gatim të mbarë!

58 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Video Receta – Shëndetlie Shqiptare

Tashmë e keni akoma më të lehtë për të përgatitur recetën e shëndetlisë. Në këtë video recetë, do të ndiqni hapat si të përgatisni me sukses ëmbëlsirën shumë të njohur shqiptare. Në vijim kemi shkruajtur të gjithë përbërësit që duhen për ëmbëlsirën e shëndetlisë.

Embëlsirë me çokollatë dhe amareta

Kjo është një ëmbëlsirë që hahet me lugë. Përgatitet me amareta, kakao, vezë, qumësht dhe e mbuluar sipër me karamel. Mund ta zbukurojmë me amareta sipër. Është me të vërtetë një ëmbëlsirë e shijshme që ia vlen mundimi i përgatitjes.