Torta Make Up

E kujt femre nuk do ti pëlqente që për ditëlindje ti dhuronin një kuti me tualete për të bërë makijazh, e për më tepër nëse këto tualete do të ishin të ëmbla. Kjo tortë është bërë pikërisht për ato femra që kanë pasion makijazhin. është një tortë e përgatitur me një pandispanjë e mbushur me krem pastiçier dhe sipër e zbukuruar me brumë sheqeri.

Torta Make Up

Sasia: 0

Përbërësit

Përgatitja

  • Si fillim përgatisim pandispanjën. Shiko përgatitjen e pandispanjës.
  • Ndërkohë që pandispanja piqet përgatisim kremin pastiçier. (Shiko këtu se si përgatitet kremi pastiçier).
  • Pasi është ftohur pandispanja dhe kremi,fillojmë me mbledhjen e tortës.
  • Presim pandispanjën në mes për së gjati. E lagim me një penel me qumështin dhe e mbushim me kremin pastiçier. Sipër vendosim copën tjetër të pandispanjës.
  • E rregullojmë mirë dhe sipër e lyejmë me krem gjalpi. (Për përgatitjen e kremit të gjalpit).
  • Vendosim tortën në frigorifer.
  • Tani fillojmë të përgatisim zbukurimet.
  • Përgatisim brumin e sheqerit. Shikojmë këtu përgatitjen hap pas hapi.
  • Ndajmë brumin në topa të vegjël dhe i ngjyrosim sipas dëshirës. Në këtë rast ne e kemi bërë bazën rozë, por mund ta bëni sipas fantazisë. Bëjmë gjithashtu edhe kutinë e tualetit, rimelin, buzëkuqin, manikyrin, penelin. Mund të krijoni ç'ju thotë fantazia juaj.
  • Pasi i kemi përgatitur të gjitha, marrim tortën nga frigoriferi dhe e zbukurojmë.
  • Torta është gati për të fikur qirinjtë. Urime!

Notes

makup-cake-design-food-recipe-blogger-ideas

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

makup-cake-design-food-recipe-blogger

0 Shares
4 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Bakllava me fistikë dhe sherbet shije limoni

Bakllava me fistike (pistachio) e shkrifet dhe sherbet në shije limoni. Një kombinim i mrekullueshëm për këtë recetë për bakllava të shpejtë. Përdorimi i petëve te holla filo e lehtëson disi punën dhe alternimi me frutat e thata e bën shumë të dëshirueshme këtë ëmbëlsirë.

Panine me qumësht

Paninet e përgatitura me qumësht kanë një shije të veçantë, janë të buta e pëlqehen nga të gjithë sidomos nga fëmijët. Me masat që kemi dhënë mund të përgatisni panine si në rastin tonë, ose mund të bëni forma të ndryshme buke si gërshet ose një formë të vetme.

Cheesecake me kos e manaferra – Pa pjekje

Receta për cheesecake me kos pa pjekje dhe me manaferra është mjaft e veçante dhe me një shije delikate. Kjo ëmbëlsirë nuk ka nevoje për pjekje, pasi nuk përmban miell edhe as vezë. Mjafton të ruhet në frigorifer pas përgatitjes. Le të shikojmë si gatuhet ëmbëlsira cheesecake.