Përsheshi i përgatitur me kulaç gruri është shumë i shijshëm. Përgatitet me lëngun e mishit të gjelit të detit.
Përshesh me kulaç gruri
Sasia: 6 persona
Kalori: 130kcal
Video
Përbërësit
- 1 kg kulaç me miell gruri
- 500 gr qepë
- të brendshmet e gjelit të detit mëlçia, plendësi, qafa
- kripë
- nenexhik i freskët
- nenexhik i thatë
- vaj ulliri
Përgatitja
- Për të përgatitur përshesh me kulaç gruri, si fillim vendosim të ziejë mishi në një tenxhere me ujë. I hedhim më pas pak kripë.
- Ndërkohë përgatisim qepët. I qërojmë, i lajmë e i grijmë në copa të vogla. I hedhim në një tigan me vaj ulliri. I vendosim në zjarr e fillojmë ti kavërdisim. Shtojmë pas pak edhe copat e plëndësit. I kavërdisim mirë së bashku.
- Qepa duhet të bëhet në ngjyrë të verdhë. Më pas i hedhim në tenxheren ku ziejmë mishin e i mbulojmë me kapak. I lemë në këtë mënyrë të ziejë përreth 40 minuta. Shtojmë më pas edhe nenexhikun.
- Bëjmë kulaçin në copa të vogla. I hedhim në një tenxhere. Marrim lëngun e përgatitur dhe të nxehtë e hedhim mbi copat e kulaçit. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë në këtë mënyrë derisa të jenë zbutur copat e kulaçit.
- E hedhim përsheshin me kulaç gruri në pjatancë dhe e shërbejmë të ngrohtë të shoqëruar me mish gjel deti.
Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Vitin e Ri!
Nëse ju pëlqen përsheshi me kulaç misri, lexoni këtu recetën!
Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!
Pingback: Përshesh me bukë misri dhe lëng mishi - ArtiGatimit