Receta për Festa
2 komente

Përshesh me bukë misri dhe lëng mishi

Përgatitja: 1 min - Pjekja: 30 min - Sasia: 6

Përsheshi është një pjatë e përgatitur me lëngun e mishit të gjelit të detit. Sipas krahinave kjo pjatë përgatitet në mënyra të ndryshme. Në zonën e Myzeqesë përdoret përsheshi me bukë misri, i cili në përgatitjen e tij do patjetër në të preshin. Në zonën e Mallakastër përgatitet përsheshi me kulaç gruri, i cili bëhet me qepë.

pershesh-receta-tradicionale-new-year-recept-ricette-capodanno-cappone-3

Përbërësit për Përshesh me bukë misri dhe lëng mishi

    Për 1 bukë misri

  • 1kg miell misri

  • 550 ml ujë i vakët

  • 50 ml vaj ulliri

  • pak kripë
  • Për përsheshin: 4-5 persona

  • 3 të bardha preshi

  • disa të brendshme te gjelit të detit (mëlçi, plendës, qafa)

  • pak vaj ulliri

  • pak nenexhik i freskët dhe pak i thatë

  • pak kripë


Video Receta Pershesh me buke misri

Përgatitja e Përsheshit

Vendosim në një tenxhere mishin dhe e mbushim me ujë. E vendosim tenxheren në zjarr dhe e lemë të ziejë. I hedhim kripë më pas.

Pasi i kemi larë mirë preshat i presim në copa të vogla dhe i hedhim në një tigan me vaj ulliri. Kavërdisim për disa minuta preshat derisa të shohim që janë zbutur. Shtojmë në të edhe plëndësin e prerë në copa. I trazojmë bashkë dhe e lemë për disa minuta në zjarr. Më pas i hedhim në tenxheren ku po ziejmë mishin. Shtojmë nenexhikun e freskët. Trazojmë mirë tenxheren, e mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë përreth gjysmë ore. Më pas shtojmë edhe nenexhikun e tharë.
Ndërkohë bëjmë kulaçin në copa të vogla. Fikim zjarrin dhe shtojmë menjëherë kulaçin në tenxhere, e cila duhet të jetë akoma në zierje e sipër,( për 1 kg kulaç duhet përreth 3l lëng mishi).

E trazojmë ngadalë dhe e mbulojmë menjëherë me kapak. E lemë kështu përreth 30 minuta.

Më pas e zbulojmë, e hedhim në pjatancë dhe e shërbejmë të ngrohtë të shoqëruar nga mishi i gjelit të detit.

Ju bëftë mirë!

pershesh-receta-tradicionale-new-year-recept-ricette-capodanno-cappone-2

Lexoni gjithashtu receten per përsheshi me kulaç gruri.

2 Comments

  1. Pingback: Përshesh me kulaç gruri - ArtiGatimit.com

  2. Pingback: Video Receta Përshesh me Miell Misri - ArtiGatimit

Shkruani komentin tuaj - Komente