Video Receta Përshesh me Miell Misri

Ne këtë video do te ndiqni hapat si të përgatisni pershesh me miell misri. Recetën e plote mund ta lexoni gjithashtu të publikuar tek adresa Përshesh me bukë misri dhe lëng mishi

Përshesh me Miell Misri

Prep Time1 hour
Cook Time30 minutes
Total Time1 hour 30 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 280kcal

Video

Përbërësit

Për 1 bukë misri

  • 1 kg miell misri
  • 550 ml ujë i vakët
  • 50 ml vaj ulliri
  • pak kripë

Për përsheshin: 4-5 persona

  • 3 të bardha preshi
  • disa të brendshme te gjelit të detit mëlçi, plendës, qafa
  • pak vaj ulliri
  • pak nenexhik i freskët dhe pak i thatë
  • pak kripë

Përgatitja

  • Në një enë hedhim miellin e misrit se bashku me ujin dhe vaj ulliri. I trazojmë mirë me lugë druri. Më pas i hedhim në tavë ku kemi shtuar pak vaj ulliri.
  • Masa e brumit duhet te jete e lëngshme. E shtrijmë mire në të gjithë sipërfaqen e tavës dhe e pjekim në temperaturën 240°C për 40 minuta.
  • Është e këshillueshme që buka e misrit të jetë përgatitur disa orë më përpara se të përdoret.

Mos harroni të abonoheni në kanalin tonë në YouTube.

Ju bëftë mirë!

2 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Torta e të Dashuruarëve

Edhe pse Shën Valentini ka rreth një muaj që ka kaluar, dashuria është dhe mbetet përgjithmonë. Dëshiroj të nis këtë aventure me një ëmbëlsirë vërtet speciale të cilën e kam quajtur Torta e të dashuruarëve. Eshtë një tortë vërtet e shijshme dhe jo shumë e vështire për tu përgatitur, është thjesht një pandispanjë e mbushur me krem gjalpi me çokollate. Mund ta përgatitni për çdo rast të vecantë.