Kompekaj

Kompekaj është një ëmbëlsirë e njohur shqiptare. Procesi i përgatitjes se kësaj ëmbëlsire mund te duket i komplikuar, por rezultati ja velen ta provoni. Ndiqni gjithashtu video recetën e përgatitur posaçërisht.

Kompekaj

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire, kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 330kcal

Video

Përbërësit

Për brumin e petëve

  • 180 gr miell
  • 60 ml ujë
  • 60 gr gjalpë

Për mbushjen

  • 10 kokrra vezë
  • 170 gr miell
  • 150 gr sheqer
  • 100 gr arra
  • 2 lugë gjelle kakao

Përgatitja

Përgatitja e petëve për Kompekaj

  • Si fillim, nisim me përgatitjen e petëve që do të na duhen për pjesën e sipërme dhe të poshtme të ëmbëlsirës! Hedhim miellin në një enë dhe më pas shtojmë ujin. Në fillim e trazojmë me ndihmën e një luge dhe me pas e ngjeshim me duar. E kalojmë brumin në tavolinën e punës dhe e punojmë derisa të arrijmë një masë homogjene.
  • Me pas e hapim dhe e lyejmë me gjalpë në të gjithë sipërfaqen.E palosim petën tre herë dhe me pas e hapim përsëri. E palosim kësaj radhe ne 4 pjese dhe leme te pushoje për 30 minuta ne frigorifer.
  • Në hapin tjetër brumin e ndajmë në dy pjesë. Gjysmën e brumit e hapim për pjesën poshtë dhe tjetrën për sipër.Lyejmë tavën me gjalpë dhe vendosim në të petën e hapur duke mbuluar anët e tavës.

Përgatitja e mbushjes

  • Si fillim rrahim vezët me sheqerin derisa të arrijmë një masë të fryrë dhe të qëndrueshme.
    Pasi ka përfunduar rrahja, hedhim me kujdes miellin duke e përzier ngadalë nga poshtë lart. Në fund hedhim arrat të lyera me pak miell.
    Mbushja hidhet në tave duke lënë rreth 1/4 e masës në enë. Masës që ngeli i shtojmë kakao. E përziejmë mire dhe më pas e hedhim dhe të në tave.
  • Shtojmë sipër petën tjetër të cilën e lyejmë me kujdes me të verdhë veze.
    Ëmbëlsirën e fusim në furë për pjekje në temperaturën 180°C për 40 minuta.
  • Pasi kompekaj është pjekur, e lemë të ftohet dhe më pas e presim ne copa.
    Me pas vazhdojmë të përgatisim sherbetin.

Përgatitja e Sherbetit

  • Ndiqni videon në vijim për përgaitjen e sherbetit.
    Pasi kemi përgatitur sherbetin dhe ka arritur temperaturën 80-85°C e hedhim sipër ëmbëlsirës. E mbulojmë me kapak ose me letër kuzhine dhe pas disa orës shërbejmë në pjata.

Ju bëftë mirë!

kompekaj-receta-shqip-video-gatime-embelsira
3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Buding me çokollatë

Këtë ëmbëlsirë mund ta përgatisim edhe një ditë përpara dhe e lemë në frigorifer derisa ta servirim. Budingun mund ta hedhim në një formë të vetme ose mund ta ndajmë në forma të vogla sa për një person.

Receta për Karamel

Kjo salcë karameli është shumë e mirë dhe mund ta përdorim mbi akullore, mbi torta e ëmbëlsira të ndryshme. Ka disa receta për përgatitjen e salcës së karamelit, por receta e mëposhtme na kënaqi më shumë me rezultatin e arritur.

Receta për Sultjash

E kush nuk e kujton këtë ëmbëlsirë dhe nuk e lidh me fëmijërinë. Sa e sa herë e kanë përgatitur për ne nënat tona. Mjafton pak përbërës dhe kemi një ëmbëlsirë të shijshme e të shëndetshme.