Semifreddo me çokollatë

Ju rekomandojmë një recetë të thjeshtë dhe të shijshme. Semifreddo me çokollatë përgatitur me çokollatë të bardhe pak çokollatë të zezë.

Semifreddo me çokollatë

Prep Time20 minutes
Frigorifer1 hour
Total Time1 hour 20 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 500 ml panna ajkë
  • 50 gr çokollatë e bardhë
  • 100 gr çokollatë e zezë

Përgatitja

  • Hedhim ajkën në një enë të ftohtë nëse është e mundur. E rrahim me rrahësin elektrik për gati 7-8 minuta derisa të bëhet një shkumë e trashë dhe e qëndrueshme.
  • Të dyja çokollatat i grijmë në rende dhe i hedhim te ena duke e trazuar me një shpatull kuzhine. E trazojmë mirë masën për semifreddo me çokollatë.
  • Masën e hedhim në forma dhe e lemë gati 1 orë në frigorifer, në ngrirje. Pas 1 ore semifreddo me çokollatë e kthejmë në pjatat e servirjes duke i dekoruar sipas dëshirës.
  • Mund të jetë nevoja ti ngrohim pak anët e formave për të nxjerrë ëmbëlsirën.

Receta për Semifreddo me luleshtrydhe.

Ju bëftë mirë Artigatimit.com

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Embëlsirë me grurë – Ashure

Ashurja është një ëmbëlsirë me origjinë turke por që në Shqipëri është shumë e njohur. Kjo lloj ëmbëlsirë është e përgatitur kryesisht me drithëra, fruta të thata e arra. Nuk ekziston një recetë e mirëfilltë për përgatitjen e ashures, mund të variojë nga krahina në krahinë e nga familja në familje. Në vendin tonë kjo ëmbëlsirë është e përgatitur kryesisht me grurë e ne po japim këtë recetë

Biskota të mbushura me mollë

Këto biskota të mbushura me mollë janë ëmbëlsira shumë të shijshme dhe të thjeshta për tu përgatitur. Kombinimin mund ta bëni edhe me reçel të ndryshëm, por mbushja me mollë dhe kanellë i jep një arome të veçante.

Luleshtrydhe me akullore

Luleshtrydhja është një frut i pasur me vitamina C, A, B1, B2 etj. Këtë lloj fruti, shumë i shijshëm, me një formë të bukur, profum i këndshëm dhe shije fantastike, përveçse mund ta konsumojmë të freskët, mund ta përdorim në shumë ëmbëlsira. Ne kemi zgjedhur një recetë shumë të thjeshtë për tu përgatitur dhe me pak përbërës.