Semifreddo me luleshtrydhe

Një fetë ëmbëlsire semifreddo me luleshtrydhe është ideale për të mbyllur një mbrëmje me një shije delikate dhe aromatike. Receta e kësaj ëmbëlsire është shumë e thjeshte, le të ndjekim hapat e përgatitjes.

Semifreddo me luleshtrydhe

Prep Time35 minutes
Cook Time5 minutes
Frigorifer4 hours
Total Time4 hours 40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 190kcal

Përbërësit

  • 500 gr luleshtrydhe
  • 100 gr sheqer
  • 200 ml pana e freskët
  • 2 të bardha veze
  • 10 gr xhelatinë
  • 20 ml ujë
  • 1 lugë gjellë lëng limoni

Përgatitja

  • Në fillim futim xhelatinën në një gotë me ujë të ftohtë, të cilën do e bashkojmë me sheqerin.
  • Luleshtrydhet i lajmë mirë në ujë të rrjedhshëm dhe i pastrojmë nga bishtat. Një pjesë të luleshtrydheve i presim ne rrathë dhe i vendosim anash enës ku më pare kemi shtruar qeskë kuzhine.
  • Sheqerin e vendosim në zjarre se bashku me 20 ml ujë dhe ndërkohë fillojmë të rrahim të bardhat e vezëve. Pasi sheqeri ka shkrirë shtojmë xhelatinën dhe e hedhim ndërkohe të nxehtë tek të bardhat e vezëve dhe vazhdojmë rrahjen derisa të formohet merenge.
  • Luleshtrydhet e mbetura i grijmë imët dhe hedhim gjysmë luge limoni, dhe të gjithë masën e hedhim tek vezët e rrahura. E trazojmë më kujdes të gjithë përbërjen e semifreddo me luleshtrydhe.
  • Masën e përzier e hedhim tek forma ku kemi shtruar luleshtrydhe. Semifreddo me luleshtrydhe duhet të pushojë në frigorifer për të paktën 4 orë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krepa Integral – Pallaqinka

Në këtë video recete gatimi mund të ndiqni përgatitjen e Krepa Integral. Një recetë me origjinë franceze por shumë e njohur në kuzhinën shqiptare. Krepat, këto flet të holla brumi, mund të konsumohen të ëmbla mjaltë, kanellë apo krem bajame apo dhe te kripura lloje proshute,djathë dhe perime.

Receta Bazë për Krepa

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piastër te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime)