Embëlsira, Receta për Festa
comments 8

Receta për Yshmer

Yshmer është një pjatë tipike e zonës së Myzeqesë dhe zakonisht gatuhet për Pashkë.
Është një pjatë e shijshme. Yshmer mund të gatuhet në dy versione si i ëmbël ashtu dhe i kripur.
Ne e kemi përgatitur në versionin e ëmbël, por nëse ju pëlqen më shumë ai i kripur mjafton mos ti shtoni sheqer, shtojini pak kripë sipas dëshirës.

Përgatitja e yshmerit kërkon pak kohë veç për përgatitjen e petëve, por nëse dëshironi mund ta bëni edhe me petë të blera. Kështu është akoma më e lehtë receta.

Receta për Yshmer

Prep Time30 mins
Cook Time35 mins
Total Time1 hr 5 mins
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 270kcal

Përbërësit

Përbërësit për petët

  • 1 kg miell
  • 1 filxhan kafeje vaj ulliri
  • pak kripë
  • 600 ml ujë i vakët
  • pak niseshte

Përbërësit për mbushjen

  • 2 l qumësht
  • 200 gr gjalpë
  • 6 kokrra vezë
  • 250 gr sheqer

Përgatitja

Petët

  • Si fillim përgatisim petët. Duhet ti përgatisim një ditë më parë, kështu që thahen më mirë.Hedhim miellin në banak dhe e përziejmë me vaj,pak kripë e shtojmë ujin e vakët. Zëmë brumin si për byrek.
  • Nëse e shohim që brumi ka nevojë akoma për ujë mund ti shtojmë akoma ose anasjelltas, derisa të shohim që masa të jetë e njëtrajtshme.
  • Brumi duhet të jetë elastik. Vendosim brumin në një enë qelqi ku e mbulojmë me një pecetë të pastër. E lemë të pushojë përreth 20 minuta.

Hapja e peteve per yshmer

  • Më pas e ndajmë brumin në toptha të vegjël, rreth 15. Hapim një e nga një petët duke u ndihmuar nga pak niseshte që të mos ngjiten.
  • I thajmë petët një e nga një në fundin e një tepsise në furrë të nxehtë 250°C.
  • Pastaj i heqim dhe i lemë të ftohen.

Përgatitja në tavë

  • Në një enë qelqi të madhe hedhim vezët dhe sheqerin. I rrahim mirë. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë e të ftohtë.
  • E trazojmë mirë. Më pas shtojmë edhe qumështin e ftohtë. I përziejmë mirë.
    Më pas në enë shtojmë edhe petët e copëtuara. I trazojmë bashkë.
  • Pastaj në një tepsi të lyer me gjalpë hedhim masën e përgatitur. Vendosim tepsinë me yshmer të piqet në furrë të nxehtë 220°C përreth 40 minuta.
  • Duhet ta shohim që sipër duhet të jetë e kuqe. Më pas fikim furrën dhe lemë akoma yshmerin në furrë të kullojë.
  • Pastaj e nxjerrim tepsinë nga furra, e lemë të ftohet. Presim yshmerin në copa dhe e shërbejmë.
receta-gatimit-qumeshtor-yshmer-tradicionale-falas-video-revista-4
receta-gatimit-qumeshtor-yshmer-tradicionale-falas-video-revista-0

Lexoni gjithashtu recetën për qumeshtor.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!

8 Comments

  1. Pingback: Recipe for Yshmer | AGRecipes.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating





Komento nga Facebook!

Enter your comment - Comments