Biskota çaji

Një alternative e biskota me mlajtë edhe këto biskota çaji ishin shumë të pëlqyera. Përgatiteni këtë recete për biskota dhe do te ngeleni super te kënaqur.

Biskota çaji

Prep Time30 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time50 minutes
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: biskota
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 250 gr miell
  • 100 gr sheqer
  • 2 kokrra vezë
  • 50 gr gjalpë
  • 50 ml kos
  • 1/2 lugë kafeje sodë buke bikarbonat
  • 50 gr arra të grira
  • 5 gr esence vanilje

Përgatitja

  • Në një enë qelqi ose porcelani hedhim vezët, sheqerin, gjalpin dhe i rrahim sa të bëhet një masë e plotë. Mund të përdorim rrahësin elektrik nëse dëshirojmë. Më pas hedhim kosin dhe e rrahim masën përsëri.
  • Miellin e situr dhe të përzier me sodë e vaniljen e hedhim ngadalë duke e përzier me anë të një shpatulle, pastaj me dorë. Shtojmë edhe arrat e grira imët.
  • Pasi e punojmë brumin 5-6 minuta në tavolinë, e hapim në petë,( pec ose okllai) me trashësi 2-3 mm.
  • Biskotat i presim në forma drejtkëndëshe ose format që dëshirojmë. Biskotat i vendosim në një tavë të lyer pak me gjalpë.
  • Tavën e vendosim në furrë të pushojë për 20 minuta. Më pas e nxjerrim tavën nga furra dhe i lyejmë biskotat me të verdhë veze.
  • Ndërkohë kemi ngrohur furrën dhe i pjekim biskotat për rreth 10 minuta. Temperatura e furit duhet te jete 180°C. Biskotat shoqërohen me çaji ose kafe.

Ju bëftë mirë!

Një recete tjetër qe ju këshillojmë janë biskota të sherbetosura.

3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kulaç 5 lekësh

Kur sjellim ndërmend vitet e fëmijërisë (para shumë vitesh kuptohet), patjetër që do të kujtohemi edhe për ata kuleç të vegjël me atë ngjyrën e kuqe sipër. Kuleç 5 lekësh i thoshin nga anët tona, por janë thjesht biskota të lyera sipër me sheqer e ngjyrues.

Pufka (Meringa)

Meringat ose pufkat siç i njohim ne janë ëmbëlsira si shkumë të përgatitura me të bardhën e vezës. Për herë të parë këto ëmbëlsira i përgatiti një pastiçier zvicerian nga provinca e Meiringen, nga i cili vjen edhe emri i tyre (meringa).

Tortë me dardhë

Torta me dardhë është një ëmbëlsirë që mund ta hamë në çdo moment, për mëngjes të shoqëruar me një gotë qumësht ose mbas dite me një filxhan çaji. Pëlqehet nga të gjithë, fëmijë e të rritur. Ka shumë receta për të gatuar këtë ëmbëlsirë. Ne sot kemi zgjedhur një recetë të thjeshtë e shumë të shpejtë.

Caramel Flan

Mendojeni këtë Caramel Flan si një krem karamel gjigant. Kjo ëmbëlsirë flan kremoze është shumë e njohur në vendet latine dhe ka një mori recetash për ta përgatitur