Pufkat kërkojnë një pjekje të ngadaltë dhe të gjatë, por rezultati do të kënaqë fëmijët tuaj.
Pufka (Meringa)
Përbërësit
- 100 gr të bardha vezësh në temperaturë ambienti
- 200 gr sheqer pluhur
- pak vanilje pluhur
- 2-3 pika lëng limoni
- pak kripë
Përgatitja
- Ndezim furrën të nxehet ne 80°C.
- Si fillim ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat. Duhet të kemi kujdes që të ndajmë mirë që të mos bjerë aspak e verdhë në të bardhën. Hedhim pak kripë në enën ku kemi hedhur të bardhat e vezëve dhe fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik. Shtojmë në të ngadalë edhe gjysmën e masës së sheqerit dhe vazhdojmë ti rrahim.
- Kur të arrijmë një masë si shkumë të bardhë, ndalojmë me rrahësin elektrik. Bashkojmë në të edhe pjesën e mbetur të sheqerit duke e trazuar ngadalë me anë të një luge druri. Hedhim sheqerin nga një lugë, e trazojmë pastaj shtojmë përsëri. Shtojmë gjithashtu edhe disa pika limoni në mënyrë që masa të bëhet më e shkëlqyer dhe të mos ndihet shumë era e fortë e vezës. Shtojmë pak vanilje pluhur dhe e trazojmë ngadalë gjithmonë nga poshtë lart.
- Shkumën e përgatitur e fusim pak nga pak në xhepin e pastiçierit dhe i japin formën që dëshirojmë. I vendosim format në tavë ku kemi vendosur letër kuzhine sipër.
- Vendosim pufka të piqen në furrën e nxehtë përreth 2 orë. Nëse temperatura është më e ulët atëherë piqen për 4-5 orë. Pufkat duhet vetëm të thahen dhe jo të marrin ngjyrë. Nëse pas një ore pjekje shohim që pufkat kanë marrë ngjyrë kafe, ulim temperaturën e furrës.
- Nëse shohim që në furrë është krijuar lagështi, lemë pak hapur sportelin e furrës.
- Pasi janë pjekur, nxjerrim pufkat nga furra dhe i lemë të ftohen. Më pas i servirim pufkat.
Notes
Përgatitja
Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!
Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!
3 Comments
Komento nga Facebook!