Kek me qumësht

Kek me qumësht është një recetë gatimi shumë e thjeshtë që mund ta shërbejmë në mëngjes ose mbasditeve të shoqëruar me një çaj ose kafe. Kjo ëmbëlsirë është shumë e mirë edhe për fëmijët.

Kek me qumësht është një recetë gatimi shumë e thjeshtë që mund ta shërbejmë në mëngjes ose mbasditeve të shoqëruar me një çaj ose kafe. Kjo ëmbëlsirë është shumë e mirë edhe për fëmijët.

Kek me qumësht

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 320kcal

Përbërësit

  • 100 ml qumësht
  • 300 gr miell
  • 100 gr sheqer
  • 1 luge çaj sodë buke
  • 4 kokërr vezë
  • 30 gr gjalpë

Përgatitja

  • Në një enë qelqi fillojmë të rrahim vezët dhe me pas shtojmë sheqerin. I rrahim për disa minuta se bashku. Me pas bashkojmë sodën me miellin dhe e shtojmë ngadalë duke situr në masën e vezëve.
  • Ndërkohe qe përbërja trashet shtojmë pak nga pak qumështin. Dhe kështu me radhe e alternojmë me miellin.
  • E trazojmë masën e krijuar me anë të një luge druri. Masa për kek me qumësht duhet te jetë homogjene dhe e derdhur por jo e ngurtë.
  • Lyejmë një tave me gjalpë dhe e spërkatim me pak miell. Hedhim masën e përgatitur ne tave dhe e fusim ne furre për pjekje ne temperaturën 180°C për rreth 30-40 minuta.
  • Kek me qumësht është gati. Pasi të ftohet e presim në copa dhe shtojmë pak pluhur sheqeri sipër.

Receta për kek me arra, kek me kos ose receta per kek me mollë.

Ju befte mire!

kek qumesht embelsira artigatimit

Sipas dëshirës, recetës për ëmbelsirë kek me qumësht mund dhe ti hidhet sherbet sipër. Sherbetin mund ta bëni njësoj si atë te bakllavasë. Lexo këtu për sherbetin per bakllava.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kek me kungull të verdhë

Receta për ëmbëlsirë kek me kungull është shpejtë për tu përgatitur dhe shumë e shijshme! Për këtë kek kemi përdorur kungull të verdhë, pasi karakteristikë e tij është se mund të bëhet brumë dhe i jep shumë butësi ëmbëlsirës.

Tortë me dardhë

Torta me dardhë është një ëmbëlsirë që mund ta hamë në çdo moment, për mëngjes të shoqëruar me një gotë qumësht ose mbas dite me një filxhan çaji. Pëlqehet nga të gjithë, fëmijë e të rritur. Ka shumë receta për të gatuar këtë ëmbëlsirë. Ne sot kemi zgjedhur një recetë të thjeshtë e shumë të shpejtë.

Bollgur me çokollatë

Një recetë vegane, bollgur me çokollate. Përgatitja e kësaj receta është shume e thjeshte, ideale për okazione speciale dhe te ftuar special. Zgjedhja e çokollatës duhet te jete nga më cilësoret.

Fiq të thatë – Pestil

Fiq të thatë në shtresa të holla, ose ndryshe pestil fiku. Pestili është një recetë e vjetër e zonave juglindore të Shqipërisë. Pestiln mund ta përgatitim me çdo lloj fruti. Për përgatitjen e pestilit përdoret fiku i ëmbël i muajit Gusht.