Lëpirëse të ftohta pjepri

Për të bërë të lumtur fëmijët tuaj në këto ditë të nxehta ku ka më mirë se sa një lëpirëse akulli të bërë nga vetë ju. Mjaftojnë vetëm 10 minuta për përgatitjen e këtyre ëmbëlsirave që s'janë gjë tjetër veçse fruta të grira e të ngrira. Duke qenë si akullore fëmijët do ti hanë me qejf këto fruta.

Lëpirëse të ftohta pjepri

Sasia: 0

Përbërësit

  • Për 10 lëpirëse akulli

  • 800 gr pjepër
  • 100 gr sheqer
  • 4-5 lugë gjelle kos të bardhë

Përgatitja

  • Mund ti gjeni në çdo supermerkato tek artikujt e kuzhinës.
  • Përgatitja

  • Presim pjeprin, e qërojmë dhe i heqim farat në mes.
  • Presim pjeprin në copa të vogla dhe e hedhim në një grirës elektrik (mikser). Shtojmë sheqerin dhe kosin dhe fillojmë ta grijmë derisa të arrijmë një masë homogjene.
  • Masën e përgatitur e hedhim në format përkatëse të cilat i kemi futur paraprakisht në frigorifer.
  • Vendosim format në ngrirje për të paktën 3 orë.
  • Më pas heqim lëpirëset nga format dhe i servirim.

Notes

Format

Ju bëftë mirë!

receta-akullore-shtepie-ice-cream-lepirese-pjeper-b

receta-akullore-shtepie-ice-cream-lepirese-pjeper-e

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

French Macarons – Receta Baze

French Macaron janë ëmbëlsira të vogla me origjinë franceze. Këto ëmbëlsira përgatiten me pak përbërës, me bazë meringe, miell bajamesh, të bardha veze dhe sheqer pluhur. Ajo që i bën të veçanta është se mund të kenë ngjyra të shumëllojshme si dhe shije të ndryshme.

Receta për Bigné (Pasta shu)

Pasta shu është brumë i zier dhe i pjekur në furrë. Kjo lloj paste nuk ka nevojë për forma, pasi piqet thjesht në një tavë me letër furri sipër. Me të krijojmë forma të vogla ( bigné), të cilat pasi janë ftohur i mbushim me kremëra të ndryshëm si kremi pastiçier, kremi me çokollate apo reçel.