Imam Bajalldi – Patëllxhanë mbushur

Imam bajalldi është pjata verore më e shijshme. Ka shumë versione të recetës për Imam Bayildi, varet nga zonat e vendit tonë. Por ajo që është e rëndësishme se kjo pjatë është e lehtë për tu përgatitur dhe shumë e mirë. Ju rekomandojmë të përdorni produkte të freskët dhe të vendit.

Imam Bajalldi – Patëllxhanë mbushur

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 500 gr patëllxhan të gjatë të hollë
  • 300 qepë të arta
  • 300 gr domate të pjekura mirë
  • 1 lugë gjelle salcë domatesh të koncentruar
  • 4 thelpinj hudhër
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec djegës sipas dëshirës
  • piper i zi
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë kopër
  • gjethe dafine
  • lëng limoni
  • vaj ulliri
  • kripë

Përgatitja

  • Për recetën imam bajalldi, pastrojmë e lajmë mirë të gjitha perimet. Patëllxhanët duhet të jenë të gjatë dhe të hollë. Bëjmë një prerje për së gjati dhe i heqim një pjesë të tulit. Pjesët e tepruara i lëmë mënjanë. Patëllxhanët qe kemi prerë i hedhim në një enë me ujë dhe lëng limoni.
  • Patëllxhanët i vendosim në zjarr, hedhim pak kripë dhe i lemë të marrin valë vetëm 2 minuta. Patëllxhanët i nxjerrim dhe i kullojmë.
  • Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim pak qepët e grira hollë në formë gjysmërrethi ose kubike sipas dëshirës. Shtojmë specat të pastruara nga farat së bashku me pjesën e patëllxhanëve që hoqëm dhe hudhrat. Më pas hedhim domatet dhe më pas salcën.
  • Shtojmë piperin e grirë ose shtypur, gjethet e majdanozit dhe kopër si dhe ndonjë gjethe dafine. Rregullojmë kripën dhe mbushja e imam bajalldi është gati.
  • Radhitim patëllxhanët në tavë dhe i mbushim me kujdes me harxhën e përgatitur. Masën që ngelet e shpërndajmë në tavë midis patëllxhanëve. Shtojmë një gotë ujë të nxehtë nga ai i patëllxhanëve.
  • Tavën e pjekim në furrë të nxehur me 200 gradë për 30 minuta. Gjella duhet të dali me yndyrën e vet.
  • Hedhim imam bajalldi në pjatë dhe shtojmë pak nga harxha. Nëse ju pëlqejnë recetat tona, shpërndaje në rrjetet sociale si Facebook apo Instagram.

Ju rekomandojmë recetat për:
Flija – Recete Kosovare
Tave Kosi

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Petulla me banane

Petullat te përgatitura me banane janë shumë të shijshme dhe pëlqehen si nga fëmijët, ashtu dhe të rriturit. Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe dua të them që në familjen time këto petulla gatuhen shpesh.

Soufflé patate

Soufflé patate mund të përgatitet edhe në vesonin me proshutë në një tavë të vetme ose në porcione teke. Le të shohim më parë versionin vegjetarian të përgatitjes së kësaj recete.

Tavë balte me spinaq

Tavë balte me spinaq është një gatim mjaft interesant për tu provuar. Vlerat ushqimore te spinaqit dihen që janë të mëdha. Prandaj dhe recetën e sotme e kemi zgjedhur me këtë përbërës.

Lakror dy pete mbushur me hithra

Hithra është mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun. Ky lakror dy pete mbushur me hithra duhet te jetë në tavolinën tuaj pothuajse çdo javë. Ne do të japim një recetë gatimi të thjeshtë të kuzhinës shqiptare.