Lëng karrote

E lehtë për t’u përgatitur, e freskët dhe mbi të gjitha mund ta përgatisim gjatë gjithë vitit. Lëng karrote mund të jetë një alternativë shumë më e dobishme për trupin tonë një ngarkese e vërtetë vitaminash.

Lëng karrote

Prep Time15 minutes
Total Time15 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Mediterranean
Keyword: pije
Sasia: 4 persona
Kalori: 90kcal

Përbërësit

  • 500 gr karrota
  • 100 gr ananas
  • lëngu gjysmë limoni
  • xhinxher sipas dëshirës

Përgatitja

  • Për të përgatitur lëng karrote nevojitet një shtrydhës frutash. Mund të përdoret edhe një grirës kuzhine por më pas duhet të filtroni brumin e futave.
  • Karrotat në radhe te parë duhen pastruar dhe hequr ekstremet, pasi mund të ndryshojnë shijen e pijes. Sipas shtrydhësit i ndajmë karrotat në disa pjesë.
  • Heqim edhe lëkurën e ananasit dhe e presim në copa të vogla.
  • Hedhim në shtrydhësen e frutave karrotat së bashku me ananasin pjesë pjesë. Më pas nëse dëshirojmë hedhim dhe pak xhinxher. Marrim lëngun e përftuar, ku sipër shtrydhim gjysmë limoni.
  • Lëng karrote është gati, e shërbejmë të freskët nëpër gota.

Receta të tjera të ngjashme që kemi publikuar në faqe janë: Lëng molle, lëng i kuq i shëndetshëm ose lëng dardhe

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Si të përgatisim një Cocktail Mojito

Nëse sonte keni zgjedhur të rrini në shtëpi, mund shijoni këtë cocktail pas darkës dhe në sfond muzika juaj e preferuar pse jo dhe ndonjë shoqëri e këndshme. Mojito është një cocktail (long drink) alkolik me origjine kubane. Baza përbëhet nga rumi dhe shoqërohet me gjethe mente e cila i jep atë shije karakteristike.
Cocktail: Sex on the beach

Koktej Sex on the beach

Sex on the beach - është një koktej alkoolik i njohur në gjithë botën. Eshtë një nga koktejet më të preferuara në Europë. Përgjatë viteve '60 nuk u krijua asnjë koktej që përmbante në emër fjalën 'sex'. Në fillim u quajtën 'fun on the beach' ( kënaqësi në plazh), më pas mori emrin ' peach on the beach' ( pjeshkë në plazh). Përreth viteve '80 në Europë u modifikua emri në 'Sex on the beach