Lëng Molle Natyral

Lëng molle i përgatitur në shtëpi ka shume veti për organizmin tonë, pasi nuk përmban konservant apo produkte të tjera kimik. Gjithashtu mollët janë të pasura me fibra, antioksidues dhe kripëra minerale. Për të përgatitur lëngun e mollës mund të përdoren varietete të ndryshme të mollës si për shembull Fuji, Gala, Golden etj.

Lëng Molle Natyral

Prep Time10 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time30 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Global
Keyword: pije
Sasia: 4 persona
Kalori: 130kcal

Përbërësit

  • 1 kg mollë
  • 1.200 L ujë
  • 180 gr sheqer
  • 1 limon

Përgatitja

  • Lajmë mirë mollët dhe i presim në copa dhe i vendosim në një enë ku kemi hedhur ujin dhe shtrydhur lëngun e limonit. Mollët duhet ti pastrojmë nga farat.
  • Hedhim më pas edhe sheqerin. Nëse mollët janë shumë të ëmbla hedhim pak sheqer, gjithsesi varet nga shija si ju pëlqen. Mund edhe mos të hidhni sheqer.
  • Mollët i vendosim në zjarr të ulët për 20 minuta. Më vonë i lëmë të ftohën dhe i grijmë më mikser me zhytje. Lëngu i mollës duhet të jetë fluid dhe pa copa molle në të.
  • Në hapin tjetër kalojmë lëngun e mollë në një sitë të imët. Lëng mollë është gati, mjafton të mbushim shishet dhe e shpërbejmë të freskët.
  • Nëse duam ta konservojmë më gjatë, shishet me lëng molle i ziejmë në një enë me ujë për 30 minuta. Gjithmonë duke vendosu një rrobë në fundin e enës dhe midis shisheve. Në këtë mënyrë nuk rrezikojnë të thyen.
  • Tani lëngun e mollës e përgatitur në shtëpi mund ta ruajmë për një kohë të gjatë. Konservimi behët në një vend të errët dhe pa lagështi.

Mirëpresim komentet tuaja, gjithashtu ju ftojmë të rekomandoni faqen tek miqtë tuaj dhe ju këshillojmë të lexoni edhe recetat për:

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Komposto Dardhe

Komposto dardhe e përgatitur në shtëpi dhe pa konservant na mundëson të shijomë ketë frutë ndryshe dhe gjatë gjithë vitit. Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë por për një rezultat të kënaqshëm ju rekomandojmë të përdorni dardha të forta të llojit Kaiser ose Conference.

Receta për marmelatë fiku

Periudha ideale për të përgatitur marmelatë fiku, është fundi i gushtit. Kur fiku ka rritur pjekjen dhe ëmbëlsinë e duhur. Vazot me marmelatë fiku mund të konsumohen gjatë stinës së dimrit. Gjithashtu në faqen tonë mund të gjeni edhe recetën për reçel fiku.