Gliko Portokalle

Kur flasim për llojet e glikove, menjëherë na shkon mendja tek amvisat përmetare, të cilat janë mjeshtre perfektë për përgatitjen e tyre. Glikotë, amvisat zakonisht i përdorin për qerasje si dhe për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme.

Ne do të japim recetën e përgatitjes gliko portokalle sipas mënyrës me të thjeshtë dhe më praktike

Gliko Portokalle

Prep Time20 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time30 minutes
Course: Komposto
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 vazo
Kalori: 150kcal

Përbërësit

  • 1 kg portokalle ose mandarina
  • 1 kg sheqer
  • 600 ml ujë
  • gjysmë kokrre limoni

Përgatitja

  • Për përgatitjen e kësaj glikoje duhen portokalle pa fara (ose mendarina pa fara). Portokallet ose mandarinat lahen dhe hidhen në një tenxhere me ujë të bollshëm.
  • Vihen në zjarr dhe lihen 2 – 3 minuta sa të marrin valë. Kjo gjë përsëritet tre herë duke i zier me ujë të bollshëm dhe duke i kulluar ujin. Kështu që portokalleve në këtë mënyrë u ikën hidhërima.
  • Nëqoftëse portokallet janë kokrra të mëdhaja i ndajmë në pesë thela. Nëse thelën e duam në formë rrethore e kapim me kunja dhëmbësh ose i qepim me gjilpërë me radhë. (Portokallet ndahen në thela pasi u është hequr hidhërima)

Përgatitja e sherbetit te glikosë

  • Pasi masa e ujit ka vluar hedhim sheqerin. E lemë sherbetin të trashet duke e trazuar. Hedhim mandarinat ose portokallet kokrra ose thela, sipas dëshirës. I lemë të ziejnë për rreth një orë në zjarr shumë të ngadalshëm.
  • Gjatë kësaj kohë heqim shkumën që krijohet sipër më lugë.
  • Nëqoftëse shohim që sherbeti është i hollë, heqim kokrrat dhe ziejmë vetëm sherbetin deri sa të trashet. Më pas, hedhim përsëri kokrrat dhe një lugë lëngë limoni.
  • Glikon e portokalles e lemë në tenxhere për 24 orë.
  • E vendosim përsëri tenxheren në zjarr sa të marri valë 2 -3 minuta.
  • Masën e hedhim të nxehtë në vazo, të cilat janë përvëluar mirë. Vazot i kthejmë me kokë poshtë deri sa të ftohen.
  • Vazot me gliko portokalle mund të ruhet për një kohë të gjatë. Pasi te kemi hapur glikonë duhet ta ruajmë në frigorifer.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

Na ndiqni edhe ne Instagram.com/Artigatimit per te rejat e fundit mbi recetat e gatimit ne pergatitje!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gliko me lëkura limoni

Lëkura limoni në shurup përgatiten me lëngun e portokallit dhe kanë një aromë fantastike. Përdorimi kësaj lloj gliko në recetat për ëmbëlsira është nga më të ndryshëm, shijes i jep një flagrancë aromatike por përdoret edhe si dekor.