Receta për Komposto kumbulle

Për të përgatitur komposto kumbulle duhet të zgjedhim kumbulla të pjekura dhe të forta ,jo të qullëta. Kjo komposto mund të përdoret në çdo periudhë të vitit dhe nevojiten vetëm tre përbërës, fruta të freskëta, ujë dhe sheqer.

Receta për Komposto kumbulle

Prep Time30 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time40 minutes
Course: Komposto
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 4 vazo
Kalori: 300kcal

Përbërësit

  • 2 kg kumbulla
  • 1.6 L ujë
  • 350 gr sheqer

Përgatitja

  • Kumbullat i lajmë mirë në ujë të rrjedhshëm dhe i fshijmë me pecetë. Me kumbullat e pastruara mbushim vazot. Bërthama e kumbullës është në dëshirën tuaj, mund ta hiqni ose jo. Por duhet të dini së bërthama i jep një shije të veçantë lëngut të kompostos kur ta konsumojmë.
  • Ujin dhe sheqerin i hedhim në një tenxhere dhe i lemë të ziejnë për pesë minuta. Me sherbetin e ngrohtë mbushim vazot të cilat i kemi sterilizuar më parë dhe i mbyllim fortë.
  • Në një tenxhere me ujë të bollshëm vendosim një pecetë rrobe në fund të saj. Pasi të ngrohet uji deri në 50-60° vendosim vazot dhe i vëmë kapakun tenxheres. Pasi të vloji uji në tenxhere e lemë edhe 10 minuta në zjarr të ngadalshëm.
  • Fikim zjarrin dhe i lemë vazot derisa të ftohet uji. Më pas i nxjerrim vazot dhe i ruajmë në vend të freskët.
  • Pas 30 ditësh komposto kumbulle është gati dhe mund ta konsumojmë. Përgatitur në këtë mënyrë komposto kumbullës është e sigurt për 12 muaj.
  • Kumbullat janë të pasura me fenole (derivate të hidrokarbureve aromatike) dhe shumë veti antioksidues, gjithashtu përbëjnë një sasi të konsideruar vitaminash B, PP, vitamina C, fosfor, magnez etj. Kumbullat ndikojnë në heqjen stresit, por edhe për dhimbjet reumatike.

Lexoni recetat për komposto qershie, komposto luleshtrydhe ose prevede kumbulle.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Reçel portokalli

Reçeli i portokallit i përgatitur në shtëpi është me të vërtetë shumë i shijshëm. Ka një aromë të mrekullueshme. Me këtë reçel mund të shoqërojmë pjatanca të ndryshme djathrash, mund të përgatisim torta të shijshme ose mund ta shijojmë me një copë buke të thekur.

Receta për marmelatë fiku

Periudha ideale për të përgatitur marmelatë fiku, është fundi i gushtit. Kur fiku ka rritur pjekjen dhe ëmbëlsinë e duhur. Vazot me marmelatë fiku mund të konsumohen gjatë stinës së dimrit. Gjithashtu në faqen tonë mund të gjeni edhe recetën për reçel fiku.

Gliko Qershie

Periudha ideale për të përgatitur gliko qershie. Frutin e qershisë duhet ta zgjedhim të madh dhe me ngjyrë të fortë. Glikoja qershisë do te dali shumë e bukur, e shndritshme dhe shumë e shijshme.

Gliko Kumkuat – Mandarina Kineze

Do të shikojmë recetën për gliko kumkuat apo siç njihen ndryshe me emrin mandarina kineze. Kumkuat janë fruta të vogla të pasura me vajra esenciale dhe veti kundër tumorit. Këto fruta kanë një përdorim të gjerë në kuzhinë, ideale për të përgatitur marmelata apo komposto.