Receta për Reçel me Boronica

Receta për të përgatitur reçel me boronica duke parë se është frutë i momentit dhe periudha ideale.

Reçel me Boronica

Prep Time10 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time40 minutes
Course: Komposto
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire, reçel
Sasia: 4 vazo
Kalori: 270kcal

Përbërësit

  • 500 gr boronica
  • 150 ml ujë
  • 300 gr sheqer
  • gjysmë limoni

Përgatitja

  • Për të realizuar reçel me boronica, në një tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin dhe vendosim mbi zjarr.Për të përgatitur reçel me boronica sa më me pak kalori dhe rrjedhimisht më të shëndetshëm përdorim sheqerin kaf 200 gr.
  • Sheqeri duhet të shkrijë në ujë. E lëmë sherbetin të ziejë rreth 5 minuta. Hedhim boronicat të cilat i kemi shpëlarë më parë në ujë të rrjedhshëm. I trazojmë avash me luge druri dhe shtojmë pak lëng limoni.
  • Trazojmë vazhdimisht derisa reçeli me boronica te marri konsistencën e dëshiruar. Minutat e zierjes janë në funksion të forcës së zjarrit që përdorni. Në zjarr të fortë 20 min. Në zjarr të ngadaltë diçka më shumë se 30 minuta.
  • Sterilizojmë vazot për reçel duke i kaluar në ujë të ngrohtë. Hedhim reçelin me boronica të ngrohtë dhe kthejmë vazot me kokë poshtë derisa të ftohen.
  • Reçel me boronica është gati. I ruajmë vazot në një vend të freskët dhe të mbrojtur nga drita.

Notes

Nëse dëshironi akoma më shumë shije të fortë, boronicat i bashkojmë me sheqerin dhe lëngun e limonit dhe i lëmë së bashku për të paktën 3 orë.

Lexoni gjithashtu recetat për reçel me kajsi, reçel portokalli ose reçel ftoi.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gliko Qershie

Periudha ideale për të përgatitur gliko qershie. Frutin e qershisë duhet ta zgjedhim të madh dhe me ngjyrë të fortë. Glikoja qershisë do te dali shumë e bukur, e shndritshme dhe shumë e shijshme.

Komposto Dardhe

Komposto dardhe e përgatitur në shtëpi dhe pa konservant na mundëson të shijomë ketë frutë ndryshe dhe gjatë gjithë vitit. Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë por për një rezultat të kënaqshëm ju rekomandojmë të përdorni dardha të forta të llojit Kaiser ose Conference.

Gliko me lëkura limoni

Lëkura limoni në shurup përgatiten me lëngun e portokallit dhe kanë një aromë fantastike. Përdorimi kësaj lloj gliko në recetat për ëmbëlsira është nga më të ndryshëm, shijes i jep një flagrancë aromatike por përdoret edhe si dekor.