Gliko Kumkuat – Mandarina Kineze

Do të shikojmë recetën për gliko kumkuat apo siç njihen ndryshe me emrin mandarina kineze. Kumkuat janë fruta të vogla të pasura me vajra esenciale dhe veti kundër tumorit. Këto fruta kanë një përdorim të gjerë në kuzhinë, ideale për të përgatitur marmelata apo komposto.

Gliko Kumkuat – Mandarina Kineze

Prep Time40 minutes
Cook Time1 hour
Total Time1 hour 40 minutes
Course: Komposto
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 4 vazo
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 1 kg fruta kumkuat
  • 800 gr sheqer
  • 300 ml ujë
  • lëngu i gjysmë limoni

Përgatitja

  • Mandarinat kineze i lajmë mirë në ujë të rrjedhshëm. Më pas frutat i shpojmë në 4/5 vende. Ndërkohë në zjarr vendosim një enë me ujë të bollshëm. Në kohën që merr valë uji hedhim frutat kumkuat. I lemë në zjarr për 10 minuta nga koha që marrin valë.
  • Më pas i heqim nga zjarri dhe i kullojmë. Ky proces përsëritet tre here. Dmth përsëri i hedhim në një enë tjetër me ujë të nxehtë duke vluar dhe i ziejmë 10 minuta. Në këtë mënyrë frutave i ikën hidhërimi. Pasi i kullojmë herën e tretë i vendosim në një enë dhe merremi me sherbetin.
  • Ndërkohë përgatisim sherbetin. Vendosim 300 ml ujë në zjarr së bashku me sheqerin. Sapo të fillojë të marri valë i hedhim lëngun e gjysmë limoni.
  • Hedhim në sherbet mandarinat kineze. Gliko kumkuat e ziejmë për 1 orë në zjarr shumë të ngadalshëm. Në këtë mënyrë sherbeti do të trashet.
  • Gliko kumkuat është gati, mjafton ta hedhim nëpër vazo të sterilizuara dhe mund ta konservojmë për një kohë të gjatë.
  • E njëjta procedure kryhet edhe për te përgatitur gliko me mandarina. Në faqen tonë gjeni edhe recetën për gliko portokalle.

Gliko arre
Receta për Gliko qershie
Gliko Shalqiri

Ju bëftë mirë!

Mos harroni ti shpërndani recetat tona me miqtë tuaj!

gliko kumkuat
0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Komposto qershie

Është koha të mbushim vazot me komposto qershie. Komposto e qershisë ruan të gjitha vlerat e frutit dhe nuk krahasohet me produktet industriale. Përgatitja është e thjeshte dhe rezultati fantastik.