Gliko me fiq të egër

Si të gatuajmë gliko me fiq të egër në mënyrë perfekte. Pasi provuam disa receta për të përgatitur këtë gliko me fiq, po ndajmë më ju rezultatin më të mirë për këtë recetë.

Përgatitja e gliko me fiq të egër mund të kërkoj pak mundim, por shija e kësaj ëmbëlsirës është fantastike.

Gliko me fiq të egër

Prep Time50 minutes
Cook Time40 minutes
Resting1 day
Total Time1 day 1 hour 30 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 vazo
Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 1 kg fiq të egër
  • 1 kg sheqer
  • 4-5 gjethe barbaroze
  • 150 gr lajthi ose bajame
  • 1 kokërr limon
  • ujë i kulluar nga tretja e gëlqeres

Përgatitja

  • Si fillim duhet të përgatisim ujin për glikonë. Vendosim dorashkat dhe tretim një dorë gëlqere në ujë dhe e lemë të kullojë. Kujdes, duhet të jetë gurë gëlqerorë dhe jo gëlqere kimike.
  • Ndërkohë lajmë fiqtë, i kullojmë i presim bishtat dhe me anë të një thike me majë të hollë i gërryejmë nga brenda në pjesën e poshtme, ku do të futim lajthitë.
  • Fiqtë e egër të larë dhe të kulluar i futim në ujin e gëlqeres për 2 orë. Pas 2 orësh i shpëlajmë me ujë të bollshëm 2-3 herë dhe i kullojmë.
  • Fiqtë e egër i ziejmë me ujë të ftohtë të bollshëm 3 herë nga 10 minuta duke i kulluar dhe ndërruar ujin. Qëllimi i kësaj zierje është që të iki hidhërimi i fiqve.
  • Në një enë tjetër hedhim sheqerin ujin dhe e lemë të ziejë sa të tretet sheqeri dhe të jetë bërë si shurup. Ndërkohë i marrim kokrrat e fikut me radhë i futim nga poshtë lajthitë ose bajame, i shtrydhim pak me dorë që tu dali ujë.
  • Pasi i kemi mbaruar i hedhim në sherbet. Fiqtë do i lemë të ziejnë për 10 minuta. Heqim enën nga zjarri dhe i lemë fiqtë 24 orë në sherbet.
  • Pas 24 orësh është procesi final. E vëmë enën me fiq të egër në zjarr dhe e lemë të ziej përsëri 10 minuta.
  • Hedhim lëngun e limonit duke e lënë të ziejë edhe 2 minuta të tjera.
  • Gliko me fiq të egër është gati. Të nxehtë e hedhim në vazo të sterilizuara, i vendosim kapakun dhe i kthejmë me kapak poshtë.
  • Vazot me gliko fiku të egër ruhen për një vit në errësirë dhe në vend pa lagështi.

Këto janë hapat që duhet të ndiqni për të përgatitur një gliko fiku të egër, për çdo paqartësi mund të përdorni hapësirën e komenteve për të na shkruajtur.

Lexoni recetat për gliko me lëkura limoni, gliko arre ose reçel fiku.

Ju bëftë mirë!

2 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Komposto qershie

Është koha të mbushim vazot me komposto qershie. Komposto e qershisë ruan të gjitha vlerat e frutit dhe nuk krahasohet me produktet industriale. Përgatitja është e thjeshte dhe rezultati fantastik.

Gliko Kumkuat – Mandarina Kineze

Do të shikojmë recetën për gliko kumkuat apo siç njihen ndryshe me emrin mandarina kineze. Kumkuat janë fruta të vogla të pasura me vajra esenciale dhe veti kundër tumorit. Këto fruta kanë një përdorim të gjerë në kuzhinë, ideale për të përgatitur marmelata apo komposto.

Receta për marmelatë fiku

Periudha ideale për të përgatitur marmelatë fiku, është fundi i gushtit. Kur fiku ka rritur pjekjen dhe ëmbëlsinë e duhur. Vazot me marmelatë fiku mund të konsumohen gjatë stinës së dimrit. Gjithashtu në faqen tonë mund të gjeni edhe recetën për reçel fiku.