Gliko me lëkura limoni

Lëkura limoni në shurup përgatiten me lëngun e portokallit dhe kanë një aromë fantastike. Përdorimi kësaj lloj gliko në recetat për ëmbëlsira është nga më të ndryshëm, shijes i jep një flagrancë aromatike por përdoret edhe si dekor.

Gliko me lëkura limoni

Prep Time25 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour 5 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Albanian
Keyword: pije
Sasia: 4 vazo
Kalori: 130kcal

Përbërësit

  • 500 gr lëkura limoni
  • 450 gr sheqer
  • 100 ml ujë
  • 100 ml lëng portokalli
  • 10 ml lëng limoni
  • 1 shkop kanelle

Përgatitja

  • Për përgatitjen e kësaj glikoje duhen zgjedhur limona me lëkurë të trashë. Në vend të limonëve mund të përdorim edhe lëkura portokalli. Procedura e përgatitjes së glikosë është e njëjtë.
  • Hapi i parë
  • Lahen limonët dhe pritet me thikë një pjesë e bishtit dhe të fundit. Më pas e presim në thela dhe i ndajmë me kujdes nga pjesa e tulit. Lëkurat e limonit i presim jo shumë të gjera. I rrotullojmë si në figurë dhe i kapim me gjilpëre me fill.I bëjmë në vargje sa ti përfundojmë të gjitha lëkurat.
  • Hapi i dytë
  • Mbushim një enë me ujë të bollshëm duke e lënë në zjarr sa të vlojë. Hedhim vargjet me lëkura. I lemë 3-4 minuta sa të marrin valë dhe i kullojmë. Kjo gjë do të përsëritet 4 herë,sa lëkurave tu iki hidhërimi.
  • Hapi i tretë
  • Hedhim masën e ujit dhe lëngun e portokallit në një enë. I lemë të vlojë dhe hedhim sheqerin. Sipas dëshirës mund të shtojmë edhe 1 shkop vanilje. E përziejmë masën dhe sapo të shkrijë sheqeri hedhim lëkurat. I lemë të ziejnë në zjarr të avashëm për gati 40 minuta.
  • Pasi e shikojmë që sherbeti është trashur hedhim lëngun e limonit duke e lënë dhe 5 minuta të tjera në zjarr.
  • Glikoja me lëkura limoni është gati. Për ta ruajtur gjatë, glikonë e përgatitur e hedhim në vazo të sterilizuara, të nxehtë, duke i mbyllur fort me kapak.
  • Vazot me gliko i radhitim në një enë me ujë të bollshëm, të cilën e vendosim në zjarr dhe e leme edhe 5 minuta pasi të marri valë. I lëmë të ftohën dhe vazot me gliko i konservojmë në ambient të errët dhe pa lagështi.

Me limonët qe ngelen mund të përgatisim limontë, kështu asgjë nuk shkon dëm. Lexoni gjithashtu recetat e ngjashme për: Gliko arre, Gliko mandarine, Gliko qershie.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gliko Portokalle

Kur flasim për llojet e glikove, gliko portokalle menjëherë na shkon mendja tek amvisat përmetare, të cilat janë mjeshtre perfektë për përgatitjen e tyre. Glikotë, amvisat zakonisht i përdorin për qerasje si dhe për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme.

Komposto qershie

Është koha të mbushim vazot me komposto qershie. Komposto e qershisë ruan të gjitha vlerat e frutit dhe nuk krahasohet me produktet industriale. Përgatitja është e thjeshte dhe rezultati fantastik.