Komposto qershie

Është koha të mbushim vazot me komposto qershie. Komposto e qershisë ruan të gjitha vlerat e frutit dhe nuk krahasohet me produktet industriale. Përgatitja është e thjeshte dhe rezultati fantastik.

Komposto qershie

Prep Time30 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time1 hour
Course: Komposto
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 vazo
Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 2 kg qershi
  • 2 kg ujë
  • 300 gram sheqer
  • karafil
  • kanellë

Përgatitja

  • Qershitë i lajmë mirë, i kullojmë dhe i pastrojmë nga bishtat. Qershitë për komposto duhet të jenë të plota dhe me ngjyrë të fortë. Në këtë mënyrë jemi të sigurte qe kemi një komposto qershie cilësorë.
  • Vazot e sterilizuara më parë i mbushim me qershitë e lara. Në një enë vëmë ujin dhe sheqerin për të zier. E trazojmë të shkrijë sheqeri dhe e lemë 5 minuta të ziejë sherbeti.
  • Pasi zien sherbeti e heqim nga zjarri dhe mbushim vazot me sherbet të ngrohtë. Në brendësi të vazove me komposto qershie mund të vendosim edhe aroma të ndryshme si karafil, kanellë ose pak vanilje.
  • I lemë 5 minuta,që qershitë të thithin lëngun pastaj iu vendosim kapakun vazove. Vazot tashmë të vulosura i vendosim në një enë me ujë deri nën kapak. Enën ë vendosim në zierje dhe e lëmë për 20 minuta. Pas kësaj kohe, heqim vazot me kujdes dhe i lëmë të ftohen.
  • Komposto qershie tashmë është gati për ti konservuar. I vendosim vazot me komposto në një vend të freskët dhe larg nga drita.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

Mos harroni të shfletoni recetat e tjera me qershi si; kek qershi dhe gliko qershie

Jeni abonuar në njoftimet e faqes? çfarë prisni, kliko të merrni receta gatimi direkt në postën tuaj!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gliko Qershie

Periudha ideale për të përgatitur gliko qershie. Frutin e qershisë duhet ta zgjedhim të madh dhe me ngjyrë të fortë. Glikoja qershisë do te dali shumë e bukur, e shndritshme dhe shumë e shijshme.

Lëng Molle Natyral

Lëng molle i përgatitur në shtëpi ka shume veti për organizmin tonë, pasi nuk përmban konservant apo produkte të tjera kimik. Gjithashtu mollët janë të pasura me fibra, antioksidues dhe kripëra minerale.