Komposto luleshtrydhe

Kjo recetë për komposto luleshtrydhe është shumë e vjetër, përdorej për periudhat kur luleshtrydhet nuk ishin të disponueshme në çdo stinë. Përgatitja e kësaj komposto është fare e thjeshtë. Në faqen tonë gjeni si të përgatisim komposto edhe me fruta të tjera.

Komposto luleshtrydhe

Prep Time10 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time30 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 4 vazo
Kalori: 219kcal

Përbërësit

  • 1 kg luleshtrydhe
  • 600 gr sheqer
  • 600 ml ujë
  • lëngu gjysmë limoni

Përgatitja

  • Pastrojmë luleshtrydhet nga bishtat i lajmë mirë në ujë të rrjedhshëm dhe i lemë një orë që të kullojnë nga uji. Ndërkohë mund të sterilizojmë vazot që do përdorim për komposto luleshtrydhe. Në një enë vendosim një rrobë në fund të saj dhe e mbushim me ujë. E vendosim në zjarre dhe pas 10 minutash vendosim me radhe vazot për komposto. I lëmë dhe 10 minuta të tjera dhe vazot i lëmë të ftohën.
  • Vendosim më kujdes luleshtrydhet nëpër vazo, do te na duhen 4-5 vazo nga 250 gr. Duhet të kemi parasysh mos ti mbushim plotë vazot me luleshtrydhe. Hedhim nëpër vazo rreth 200 gr të sheqerit.
  • Në një enë tjetër hedhim ujin së bashku me sheqerin e ngelur. E vendosim në zjarre dhe e lëmë të ziej. Shtojmë lëngun e limonit dhe e lëmë 5 minuta të tjera në zjarre.
  • Shurupin për komposto e hedhim direkt të nxehtë nëpër vazo. Duhet të kemi parasysh mos ta mbushim deri në grykë më shurup.
  • Mbyllim vazot me kapak dhe i lëmë të ftohen. Komposto luleshtrydhe është gati. Vazot me komposto në këtë mënyrë mund të ruhen për një kohë të gjatë.

Nëse jeni të interesuar për të tjera receta të ngjashme lexoni recetën për komposto qershie, komposto pjeshke, komposto dardhe.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gliko me lëkura limoni

Lëkura limoni në shurup përgatiten me lëngun e portokallit dhe kanë një aromë fantastike. Përdorimi kësaj lloj gliko në recetat për ëmbëlsira është nga më të ndryshëm, shijes i jep një flagrancë aromatike por përdoret edhe si dekor.

Gliko Kumkuat – Mandarina Kineze

Do të shikojmë recetën për gliko kumkuat apo siç njihen ndryshe me emrin mandarina kineze. Kumkuat janë fruta të vogla të pasura me vajra esenciale dhe veti kundër tumorit. Këto fruta kanë një përdorim të gjerë në kuzhinë, ideale për të përgatitur marmelata apo komposto.

Lëng Molle Natyral

Lëng molle i përgatitur në shtëpi ka shume veti për organizmin tonë, pasi nuk përmban konservant apo produkte të tjera kimik. Gjithashtu mollët janë të pasura me fibra, antioksidues dhe kripëra minerale.