Marmelatë luleshtrydhe

Kjo është receta për të përgatitur marmelate luleshtrydhe. Recetë e shpejte dhe pa konservantë. Idealë për një mëngjes plotë energji dhe shije.

Marmelatë luleshtrydhe

Prep Time20 minutes
Cook Time35 minutes
Total Time55 minutes
Course: Komposto
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 vazo
Kalori: 370kcal

Përbërësit

  • 2 kg luleshtrydhe
  • 1 kg sheqer
  • 1 kokërr limon

Përgatitja

  • Luleshtrydhet i lajmë mirë në ujë të rrjedhshëm. I heqim bishtin dhe i thajmë me letër kuzhine. Më pas i ndajmë në copa të vogla dhe i hedhim në një enë se bashku me sheqerin dhe lëkurën e limonit.
  • I mbulojmë me qeskë kuzhine dhe i lëmë të pushojnë për disa orë.
  • Më pas i vendosim në në zjarr dhe e lemë të ziejë për 30-40 minuta. Masa në përfundim të zierjes duhet të jetë e plotë. Gjatë zierjes duhet të heqim shkumën herë pas here. Fikim zjarrin dhe me ndihmën e me mikseri, grijmë luleshtrydhet. Pasi kemi marrë një masë të plote, mbushim vazot e sterilizuara dhe i mbyllim me kapak.
  • Në një tenxhere me ujë të ngrohtë vendosim një pecetë. Mbi të radhitim vazot, duke i lënë të vlojnë për 10 minuta. Pas këtij veprimi vazot i nxjerrim nga ena i kthejmë me kapak poshtë dhe i lemë për 24 orë. Më pas, vendosim etiketat nëpër vazo se bashku me vitin e përgatitjes.
  • Marmelatë luleshtrydhe është gati dhe vazot ruhen në vend të thatë e të errët.
  • Ne faqen tonë gjeni edhe recetën për komposto qershie dhe Gliko arre. Si gjithmonë ju lemë me mesazhin qe të abonoheni në njoftimet e faqes, dhe të shpërndani ketë recetë në rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Reçel portokalli

Reçeli i portokallit i përgatitur në shtëpi është me të vërtetë shumë i shijshëm. Ka një aromë të mrekullueshme. Me këtë reçel mund të shoqërojmë pjatanca të ndryshme djathrash, mund të përgatisim torta të shijshme ose mund ta shijojmë me një copë buke të thekur.

Receta për marmelatë fiku

Periudha ideale për të përgatitur marmelatë fiku, është fundi i gushtit. Kur fiku ka rritur pjekjen dhe ëmbëlsinë e duhur. Vazot me marmelatë fiku mund të konsumohen gjatë stinës së dimrit. Gjithashtu në faqen tonë mund të gjeni edhe recetën për reçel fiku.

Gliko me lëkura limoni

Lëkura limoni në shurup përgatiten me lëngun e portokallit dhe kanë një aromë fantastike. Përdorimi kësaj lloj gliko në recetat për ëmbëlsira është nga më të ndryshëm, shijes i jep një flagrancë aromatike por përdoret edhe si dekor.