Gliko arre – Recete Tradicionale Shqiptare

Gliko arre në pamje të parë mund të duket pak e vështirë në përgatitje, por rezultati dhe shija e veçantë ja vlen mundimi. Kjo gliko është tipikë e zonës së Përmetit dhe zakonisht nxirret në festa familjare. Dhe pse këto receta tradicionale shqiptare janë harruar disi, mundohemi të japim kontributin tonë për ti kujtuar dhe shtyrë moshat e reja ti përgatisnin. Mos harroni të abonoheni në kanalet tona sociale për të qëndruar të azhurnuar me recetat e reja.

Përgatitja e gliko arre në kushte shtëpie është një recetë që duhet ta provoni.

Gliko arre – Recete Tradicionale Shqiptare

Prep Time1 day
Cook Time30 minutes
Total Time1 day 30 minutes
Course: Komposto
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 vazo
Kalori: 350kcal

Përbërësit

  • 1 kg arra të njoma
  • 1.5 kg sheqer
  • 500 ml ujë për sherbetin
  • 200 gr bajame sipas dëshirës
  • karafil
  • lëng limoni
  • barbarozë sipas dëshirës
  • gëlqere

Përgatitja

  • Arrat është mirë që të këputen nga pema në fund të majit ose në fillim të qershorit. Kjo është periudha ideale për të përgatitur gliko arre. Pasi fruti nuk është formuar akoma, por në brendësi është i plotë.
  • Pasi kemi pastruar arrat, me thike presim pak majat e arrave ne te dy anët. Gjithashtu në mes dhe anash duhet ti shpojmë me ndihmën e një shtize ose shkopi me maj. Nëse shkopi shkon tej për tej pa shumë mundim, arrat janë perfektë për gliko.
  • Pasi i kemi përgatitur të gjitha arrat, i lëmë dy ditë në ujë duke e ndërruar ujin shpesh (një herë në 2-3 orë). Pas dy ditësh i kullojmë. Në një enë hedhim arrat dhe e mbushim me ujë. I lëmë edhe një ditë në ujë të ftohtë dhe më pas duhet të heqim cipen me ndihmën e një thike. Më pas i lëmë në ujë me gëlqere për 30 minuta.
  • Në hapin tjetër i pastrojmë, i kullojmë dhe përgatisim sherbetin për glikonë.
  • Është koha të përgatisim më në fund sherbetin për gliko arre.
  • Vendosim ujin në zjarr dhe shtojmë sheqerin e hedhim aromat. E lemë në zjarr rreth 5 minuta pasi fillon të ziejë. Përpara se ti sherbetohet, nëse dëshirojmë mund të vendosim dhe një thelbi bajame në mes. Hidhen arrat dhe i ziejmë me zjarr të ngadalshëm për 30 minuta. I lemë 24 orë të pushojnë.
  • Ditën tjetër, i vendosim përsëri në zjarr të ngadaltë për 5 minuta dhe shtojmë pak lëng limoni. Gliko me arra është gati. Tani mund ti hedhim nëpër vazo të sterilizuara dhe ti ruajmë për të përgatitur receta të tjera gatimi, ose të shoqëruara me lloje djathi. Lexoni gliko qershie, një recetë fantastike nga ArtiGatimit.com

Receta të tjera për gliko:

Ju bëftë mirë!

6 Shares
4 comments
  1. Përshëndetje!
    Mund të përgatitet kjo lloj glikoje dhe pa gëlqere? Këtu në Gjermani, nuk ia kam ide ë ku mund të gej gëlqere. Ka ndonjë gjë që e zëvendëson?
    Ju falënderoj, paraprakisht!

  2. Edhe un jam duke e përgatitur tani ne Itali por si zonja me lart nuk kam gelqere si ajo ne Shqiperi dhe nuk dua te perdor gelqere industiale. Shpresoj te dali mire edhe pa gelqere . faleminderit per receten tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gliko me lëkura limoni

Lëkura limoni në shurup përgatiten me lëngun e portokallit dhe kanë një aromë fantastike. Përdorimi kësaj lloj gliko në recetat për ëmbëlsira është nga më të ndryshëm, shijes i jep një flagrancë aromatike por përdoret edhe si dekor.

Receta për marmelatë fiku

Periudha ideale për të përgatitur marmelatë fiku, është fundi i gushtit. Kur fiku ka rritur pjekjen dhe ëmbëlsinë e duhur. Vazot me marmelatë fiku mund të konsumohen gjatë stinës së dimrit. Gjithashtu në faqen tonë mund të gjeni edhe recetën për reçel fiku.

Reçel portokalli

Reçeli i portokallit i përgatitur në shtëpi është me të vërtetë shumë i shijshëm. Ka një aromë të mrekullueshme. Me këtë reçel mund të shoqërojmë pjatanca të ndryshme djathrash, mund të përgatisim torta të shijshme ose mund ta shijojmë me një copë buke të thekur.

Lëng Molle Natyral

Lëng molle i përgatitur në shtëpi ka shume veti për organizmin tonë, pasi nuk përmban konservant apo produkte të tjera kimik. Gjithashtu mollët janë të pasura me fibra, antioksidues dhe kripëra minerale.