Frapè me luleshtrydhe është një pije freskuese dhe delikate në shije. Përgatitet shpejt, me pak përbërës. Kjo pije ju pëlqen si fëmijëve dhe të mëdhenjëve.
Frapè me Luleshtrydhe
Përbërësit
- 100 gr luleshtrydhe
- 100 gr qumësht i freskët
- 1 lugë sheqer
- 3 lugë akull të grirë
Përgatitja
- Lajmë luleshtrydhet dhe i presim në copa. Marrim një frulator dhe hedhim në të luleshtrydhet, qumështin, sheqerin dhe në fund akullin. I grijmë mirë. Masën e përgatitur e hedhim në gota të gjata. I zbukurojmë me luleshtrydhe të freskëta.