Pjeshke të vendosura në verë kanë një shije me të vërtetë të mrekullueshme. Edhe vera është shumë e veçantë pasi ka marrë gjithë aromën e pjëshkëve. Zakonisht janë vetëm keta dy përbërës të kësaj recete, por nëse dëshironi mund të shtoni edhe karafil ose kanellë.
Pjeshkë në verë
Përbërësit
- 10 kokrra pjeshkë
- 750 ml verë të kuqe Chianti Classico
- pak karaifil sipas dëshirës
- pak kanellë sipas dëshirës
Përgatitja
- Qërojmë pjeshkët dhe i presim në copa.
- I vendosim në një enë qelqi dhe i hedhim sipër verën e kuqe. Enën e mbyllim me kapak dhe e vendosim në frigorifer përreth 2 orë ose më shumë. Më pas hedhim në gota pjeshkë e verë dhe e shërbejmë të ftohtë.
1 comment
duket e mir
,them ta provoj njeher!flm