Çaj trëndafili të egër

Trëndafili i egër (Rosa Canina) është një ndër bimët mjekësore më të çmuara për vlerat e forta shëndetësore. Ai është një bimë që rritet në shkurre, sidomos në pjesët kodrinore të Shqipërisë.

Trëndafili i egër çel në pranverë dhe kokrrat për të vjelë bëhen në muajin tetor. Për ti ruajtur për gjithë vitin kokrrat e trëndafilit i thajmë dhe i ruajmë në vende pa lagështi.

Trëndafili i egër ka një përmbajtje të lartë të vitaminë C. Sipas studimeve mjekësore çaji nga trëndafili i egër përmirëson mjaft punën e zemrës, ul kolesterolin e keq, kuron aneminë, diabetin, shumë i mirë për gjendjet gripale etj.

Përgatitja e çajit

  • Për 1 person duhen 5 kokrra trëndafili. (të njoma ose të thata)

Kokrrat e trëndafilit shtypen dhe hidhen në enën me ujë duke i zier për 10 minuta. Kur e hedhim në filxhan e kullojmë. çajin e pimë të ëmbëlsuar ose jo. Kjo varet nga preferenca e secilit.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Pjeshkë në verë

Pjeshkat të vendosura në verë kanë një shije me të vërtetë të mrekullueshme. Edhe vera është shumë e veçantë pasi ka marrë gjithë aromën e pjëshkëve. Zakonisht janë vetëm keta dy përbërës të kësaj recete, por nëse dëshironi mund të shtoni edhe karafil ose kanellë.

Granita me limon

Granita me limon është një pije ideale në stinën e verës, pasi i jep shumë freski trupit tonë në ditë të nxehta. Kjo recetë e përgatitur në shtëpi dhe me limon biologjik është e shëndetshme dhe e freskët.

Liker luleshtrydhe

Liker luleshtrydhe i përgatitur në shtëpi pa konservues dhe kimikate të dëmshme. Ka shume pije me esencë luleshtrydhe në treg, por ja vlen mundimi të përgatisni në shtëpi këtë pije të veçantë me shije luleshtrydhe.