Pije jeshile e shëndetshme

Pije jeshile e shëndetshme me perime dhe fruta është mjaft e dobishme për trupin tuaj. Në këtë pijë mjafton të përdorni fantazinë selino, spinaq, mendërz, të cilat përmbajnë vitamina (A,B,K,), minerale, kalcium, hekur, kalium, magnez, antioksidues etj.

Kjo pije jeshile e shëndetshme është një cocktail ideal për të detoksifikuar trupin. është shumë i mirë për ta përdorur në mëngjes ose mes vakteve. Shtoni disa luleshtrydhe për ti dhënë ëmbëlsi.

Pije jeshile e shëndetshme

Prep Time10 minutes
Total Time10 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Mediterranean
Keyword: pije
Sasia: 2 persona
Kalori: 170kcal

Përbërësit

  • 1 degë selino
  • 1 kokërr pjeshkë
  • 5-6 gjethe spinaq
  • 2-3 luleshtrydhe
  • 2-3 gjethe mendërz
  • 50 ml ujë ose akull

Përgatitja

  • Lajmë të gjithë përbërësit dhe i presim në pjesë të vogla me thikë. Për këtë pije jeshile e shëndetshme sigurohuni që të gjitha produktet të jenë të freskëta dhe biologjike.
  • Përbërësit i futim të gjithë në blender kuzhine duke i shtuar edhe ujin ose copa akulli.
  • Pasi e shikojmë që masa është bërë kremoze e hedhim në gotë. Pije jeshile e shëndetshme është gati.

Cili është kombinimi juaj i preferuar? Lexoni receta e tjera për pijen kundër plakjes, lëng i shëndetshëm ose lëng molle natyral.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like