Pije Cocktails
Shkruaj një koment

Smoothie me fiq të freskët, boronica dhe qumësht bajame

Përgatitja: 10 min - Sasia: 2 Persona

Smoothie me fiq të freskët dhe boronica është një pije që ju bën për vete që në çastet e para që e provoni. Kjo pije e freskët dhe me veti të dobishme do ju shoqërojë gjithë verën e nxehtë.

Përbërësit për Smoothie me fiq të freskët, boronica dhe qumësht bajame

    Smothie me fiq

  • 5 kokrra fiq

  • 300 ml qumësht bajame

  • 100 gr boronica

  • pak kanellë
  • Qumësht bajame

  • 200 gr bajame të qëruara

  • 900 ml ujë


Përgatitja smoothie me fiq

Për të përgatitur këtë smoothie me fiq kemi nevojë për qumësht bajame të cilin mund ta blejmë të gatshëm ose mund ta përgatisim në shtëpi. Për të përgatitur qumësht bajame na nevojitet një grirës elektrik.

Në një ene hedhim 200 gr bajame të qëruara me 500 ml ujë dhe i lëmë të pushojnë për të paktën 1 orë. Më pas shtojmë dhe pjesën tjetër të uji dhe fillojmë ti grijmë në shpejtësinë maksimale. Kullojmë lëngun e përftuar dhe qumështin e vendosim në frigorifer për të paktën 1 orë.

Ndërkohë në një smoothie elektrik hedhim boronica, 2 fiq të prerë në 4 pjesë dhe disa copa akull. Fillojmë ti përziejmë në shpejtësi mesatare dhe ndërkohe sipër fillojmë të hedhim me avash qumështin e bajames që përgatitem. Pasi e gjithë masa e smoothie me fiq është homogjene hedhim pak pluhur kanelle.

Smoothie me fiq, boronica dhe qumësht bajame është gati. E shpërndajmë nëpër gota dhe vendosim një gjysmë fiku të plotë ne çdo gotë.

Receta të tjera për smoothie që mund t’u interesojnë: smoothie me kiwi, smoothie me banane ose lëng shalqiri.

Ju bëftë mirë!

Shkruani komentin tuaj - Komente