Pije Cocktails
Shkruaj një koment

Lëng Smoothie me Kiwi

Përgatitja: 10 min - Sasia: 2Persona
Në momentet që ndiheni të lodhur, ky smothie me kiwi është zgjidhja e duhur. Lëngu i përgatitur me kiwi është një ngarkesë plot energji. I thjeshtë për tu përgatitur, rikthen energjitë e ju shuan etjen.

Lëng Smoothie me Kiwi

Përbërësit

  • 4 kiwi
  • 1 banane
  • 50 ml qumësht
  • kube akulli
  • 1 lugë e vogël mjaltë
  • gjysmë limoni
  • gjethe mente

Përgatitja

  • Për të përgatitur smoothie me kiwi mund të përdorim qumësht soje ose bajame gjithashtu do të na duhet dhe një grirës elektrik për frutat.
  • Qërojmë kiwi të cilat duhet të jenë të pjekura mirë dhe i presim në copa të vogla. I hedhim në grirësin elektrik së bashku me bananen, qumështin, pak mjaltë dhe lëngun e gjysmë limoni.
  • I grijmë në shpejtësi të ulët dhe me pas nëse preferojmë shtojmë edhe disa copa akulli. I grijmë imët për pak minuta.
  • Smoothie me kiwi është gati. Këshillohet të konsumohet i freskët.

Notes

Përgatitja

Receta të tjera për smoothie që gjeni në faqen tonë: Smoothie me banane, leng frutash dhe perimesh, lengLeng i kuq.

Ju bëftë mirë!

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Komento nga Facebook!

Shkruani komentin tuaj - Komente