Pije Franceze – Clericot

Clericot është një pije me origjinë franceze, por disa thonë se është shpikur nga anglezët që jetonin në Indi, për të freskuar nxehtësinë. Përgatitja e kësaj pije është super e lehtë dhe mund të shërbehet në një gotë vere.

Pije Franceze – Clericot

Prep Time10 minutes
Total Time10 minutes
Course: Drinks
Cuisine: French
Keyword: pije
Sasia: 6 persona
Kalori: 210kcal

Përbërësit

  • 1 mollë e kuqe
  • 1 kokërr grapefruit
  • 1 kokërr pjeshkë
  • 50 gr luleshtrydhe
  • lëngu i një limoni
  • 500 ml verë e bardhë ose e kuqe
  • 80 ml vodka
  • 50 gr sheqer

Përgatitja

  • Për të përgatitur këtë pije franceze clericot, si fillim lajmë mirë të gjitha frutat. I presim në kubik të vegjël, përveç grapefruit që mundohemi ta presim në thela duke hequr lëkurën.
  • Në një enë të bollshme shtojmë përbërësit e lëngshëm verën, vodka, lëngun e limonit së bashku më sheqerin që e trazojmë me avash. Shtojmë të gjitha frutat e prera në lëngun e përgatitur.
  • Enën me pije franceze clericot, e vendosim në frigorifer për të paktën 3 orë, në mënyrë që të gjitha shijet të përzihen.
  • Dhe pse ka shume versione për të përgatitur Clericot, por kjo recetë do ju freskojë patjetër. Hidheni në një gotë pijen dhe shoqëroheni me akull. Clericot është gati për t’u shijuar.

Ju rekomandojmë të lexoni recetën për pije me verë të kuqe ose pije kunder plakjes.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Granita me limon

Granita me limon është një pije ideale në stinën e verës, pasi i jep shumë freski trupit tonë në ditë të nxehta. Kjo recetë e përgatitur në shtëpi dhe me limon biologjik është e shëndetshme dhe e freskët.

Liker luleshtrydhe

Liker luleshtrydhe i përgatitur në shtëpi pa konservues dhe kimikate të dëmshme. Ka shume pije me esencë luleshtrydhe në treg, por ja vlen mundimi të përgatisni në shtëpi këtë pije të veçantë me shije luleshtrydhe.