10 arsyet pse ju nuk po humbisni peshë

Ju jeni përpjekur të humbisni peshë në çdo mënyrë të mundshme, duke u ushtruar për orë të tëra, dhe duke ndjekur rreptësisht një dietë. Humbja e peshës është një problem shumë i madh dhe shumë i zakonshëm tek gratë, veçanërisht pas shtatzënisë. Por, pavarësisht se jeni në dietë, duke llogaritur kaloritë dhe duke ngrënë të shëndetshëm, ju thjesht NUK MUND të humbisni peshë.

Lexoni për arsyet pse nuk jeni në gjendje të humbisni peshë

1 – Ju jeni duke fjetur pak

Ne e kuptojmë që nënat kanë vështirësi për të fjetur gjumë mjaftueshëm, por na besoni kur e themi këtë – duke mos fjetur 6-8 orë gjumë do të siguroni më shumë shtresa dhjami në trupin tuaj. Gjumi i pakët dhe i papërshtatshëm shkakton hormone stimuluese të oreksit të cilat ju bëjnë të hani më shumë, por gjithsesi keni më pak energji sepse jeni të lodhur.

Çokollata ju ndihmon të bini nga pesha

2 – Ju nuk po llogaritni saktë kaloritë

Ju keni qenë të kujdesshëm për të mos tejkaluar numrin tuaj të kalorive, por a jeni i sigurt që e keni vlerën e duhur të tyre? Edhe një ndryshim i vogël mund t’ju ndalojë të humbisni ato kilogramë shtesë. Këshilla jonë është që të konsultoheni me një dietolog për të zbuluar se sa kalori ju nevojiten. Mundohuni të hani 4-5 vakte të vogla në ditë për të rritur metabolizmin tuaj.

Pse duhet të konsumojmë banane?

3 – Ju nuk pini ujë të mjaftueshëm

Uji nuk është thjesht i rëndësishëm për fëmijët; nënave u duhet akoma më shumë! Uji ju mbush para një vakt, duke mbajtur në kontroll trupin tuaj. Ai gjithashtu shpejton metabolizmin dhe eliminon dëshirat jo të shëndetshme – të gjitha ushqimet që do të bini pre për ti konsumuar nëse nuk pini 8-10 gota në ditë!

Ushqimet më të mira për gratë shtatzënë

4 – Rroba të varura dhe të lirshme janë gjithçka që ju vishni

Po, rrobat e lirshme janë të buta dhe të rehatshme në këtë kohë të ftohtë, por hej, po në lidhje me imazhin e trupit tuaj? Mos veshja e rrobave të pëlqyera do të thotë që nuk ju intereson sesi dukeni dhe ky është motivim i gabuar për humbje peshe. Shikoni këto gabime të zakonshme të modës që bëjnë nënat që në të vërtetë do të thotë marrje e peshës pa e kuptuar!

Këshilla për shëndetin e flokëve

5 – Ju nuk hani asgjë para se të bëni ushtrime fizike

Çfarë ndodh kur punoni me stomak bosh? Ju digjni kalori nga muskujt, por jo yndyra! Ju lutemi të siguroheni që të konsumoni diçka dhe të pini pak ujë para se të bëni ushtrimet fizike.

Pse duhet te konsumoni brokoli

6 – Veprimet tuaja ditore janë zgjidhja e vetme për humbjen e peshës

Duke qenë një nënë dhe një grua, jeni gjithmonë të zëna. Sidoqoftë, këto veprimeve nuk do t’ju ndihmojnë të humbisni peshë. Një ide më e mirë është të rishikoni veprimet tuaja. Ju mund të humbisni peshë duke rritur shpejtësinë kur ecni në treg, ose të merrni shkallët e thjeshta në vend të shkallëve lëvizëse.

Sa kalori duhet të marrim në ditë?

7 – Ju nuk po shikoni me kujdes etiketat e ushqimit

Blerja e ushqimit pa ditur përbërjen është një ide e tmerrshme. Këto ushqime kanë konservues, ëmbëlsues artificial dhe përbërës të tjerë që nuk janë edhe aq të shëndetshëm, në fund të fundit!

8 – Ju nuk bëni shëtitje

A jeni duke bërë stërvitje? Jo? Pra, ju mendoni se nuk ju duhet shëtitje, apo jo? GABIM! Ecja ju ndihmon të hiqni mendimet në kokën tuaj, të shpejtoni metabolizmin tuaj, mban nivelet e energjisë tuaj të larta dhe në fakt është një mënyrë e shkëlqyer për humbjen e peshës.

9 – Rutina juaj e stërvitjes nuk ka asnjë ushtrim kardio

Nëse angazhoheni me stërvitje dhe yoga, shtoni disa ushtrime kardio në regjimin tuaj të palestrës për të përmirësuar zakonet për humbje të vërtetë në peshë. Do të bëjë mrekulli për trupin tuaj dhe do t’ju ndihmojë të humbisni peshë.

10 – Ju pëlqejnë pijet e gazuara?

Çfarë është vera pa një pije të gazuar? Epo, nëse jeni ju që e thoni këtë, humbja e peshës mund të mos ndodhë kurrë! Pijet e gazuara nuk ka asnjë përfitim shëndetësor, por janë të mbushur me sheqer që zgjeron belin tuaj më shumë. Provoni pije të shëndetshëm herën tjetër që do të keni etje.

10 ushqime të shëndetshme që nuk i dinit

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like