7 Arsye pse gatimi ju bën të lumtur

Pavarësisht nëse gatuani vetë, me fëmijët tuaj ose me dikë tjetër, ju do të argëtoheni shumë. Edhe pse kërkon vëmendje të detajeve në çdo hap, duket se ia vlen përpjekja kur shikon krijimin tënd të kthehet në një bukuri gastronomike. Dhe kjo është një tjetër lumturi për ty!
Lexoni këtë artikull, pastaj gjeni dhe gatuani receta që ju i shijoni dhe ju bëjnë të ndiheni mirë.

1. Zhvillon krijimtarinë

Nëse jeni një person krijues mund të drejtoheni në kuzhinën tuaj të gjeni disa përbërës dhe të krijoni shumëllojshmëri kombinimesh. Duhet të përfitoni sepse keni një mundësi për kreativitetin tuaj, krijoni diçka të mahnitshme nga e para, duke mësuar kështu diçka të re dhe kurseni më shumë para.

Muffin me copëza çokollate

Muffin me copëza çokollate janë perfekt për mëngjes ose një pasdite të lehtë, me një shije delikate të pasur me çokollatë të shijshme.
Lexo recetën e plotë

2. Përdoreni si hobi

Shumë njerëz mërziten nga ideja e të gatuarit por nëse e provoni me dëshirë mund të rezultojë një hobi relaksues. Vetëm mendimi i rezultatit përfundimtar është i mjaftueshëm për tu motivuar dhe për të gatuar gjithçka vetë. Plus që do të dini se çfarë ka në gjellën tuaj, mund të bëni ndryshime në varësi të shijes tuaj, stilit të jetës dhe nevojës për ta bërë gjithçka të shëndetshme.

Këshilla të vlefshme për vakte të shpejta

3. Kthen përbërës të thjeshtë në mrekulli të vogla

Para se të filloni të bashkoni miellin, sheqerin, vezët dhe përbërësit e tjerë në një tas dhe të filloni me rrahjen, hidhini një sy, pasi do të jetë hera e fundit që do t’i shihni në atë formë. Këto përbërës të thjeshtë së shpejti do të shndërrohen në një ëmbëlsirë të pa rezistueshme që do ju bëjë krenare për veten.

Ëmbëlsirë e kthyer me banane të karamelizuara

Ëmbëlsirë me banane të karamelizuara në pamje dhe shije fantastike. Kjo tortë e kthyer me banane është e butë dhe e përsosur për ta shërbyer për mëngjes ose si ëmbëlsirë me çaj. Në vijim varianti i recetës tonë, për të përgatitur këtë ëmbëlsire me banane.
Lexo recetën e plotë

4. Nuk ka problem nëse bëni shumë rrëmujë.

Kur punoni me lëndë të parë si miell, sheqer pluhur, kripë dhe erëza, mund të ndodhi që ti derdhni ato në banakun tuaj të kuzhinës, apo edhe në dyshemenë tuaj. Por përpjekja që shkon në pastrimin e saj është më e vogël se lumturia që vjen nga kafshimi në ushqimin e përfunduar.

Llojet e thikave dhe pëdorimi tyre

5. Përfundimi i punës është gjithmonë i shijshëm

Sa herë keni shkuar drejt pastiçerisë më të afërt për diçka të ëmbël? Nuk mendoni se do ishte më mirë të gatuanit në shtëpi croissant tuaj të preferuar? Ideja është që të jeni në gjendje të rikrijoni ëmbëlsirat tuaj të preferuar në komoditetin e kuzhinës tuaj dhe të shijoni frytet e mrekullueshme të punës suaj.

6. Ju bashkon me njerëzit

Është e rrallë që dikush të mos i pëlqejë ëmbëlsirat pasi askush s’ka zemër të thonë jo për tortat me çokollatë. Pra, ju mund të gatuani dhe të mblidhni familjarët tuaj për festa. Në fund të fundit ushqimi është gjithçka që duhet për t’i bashkuar njerëzit dhe për të fituar zemrat e tyre. Ushqimi ka qenë i njohur për bashkimin e njerëzve në një mënyrë që disa gjëra të tjera nuk munden.

Ushqimet sipas shenjës horoskopit

7. Ju bën më social

Gatimi ju bën të doni të ndani ushqimin me njerëzit tuaj të afërt dhe të dashur. Mund të jetë kjo sepse të gjithë ata që njihni lumturohen nga ëmbëlsirat dhe biskotat e pjekura mirë. Asgjë nuk e shpreh dashurinë më mirë sesa të ndash një pjesë të krijimit tënd në kuzhinë me njerëzit që doni. Gatimi ju mëson për lumturinë e të pasur njerëz përreth.

Na ndiqni në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook.

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like