Life Style
Leave a comment

Ushqime të shëndetshme për kocka të forta

Kur mendojmë se çfarë duhet të hamë për një trup të shëndetshëm, ndonjëherë mund të harrojmë të zgjedhim produkte që ndikojnë në kockat tona. Kockat përbëjnë strukturën e trupit tonë dhe rigjenerohen vazhdimisht kështu që është i nevojshëm kujdesi po aq sa çdo pjesë tjetër e trupit tonë. Për t’i mbajtur ato të forta dhe për të ndihmuar në parandalimin e përkeqësimit, po ju tregojmë ushqimet e nevojshme për dietën tuaj.

Ushqime për kocka të forta

Ushqimet qe duhet te hani gjate shtatzënisë

Brokoli dhe zarzavatet

Perimet jeshile si brokoli janë burimet më të mira të vitaminës K. Hulumtimet e fundit kanë treguar që një proteinë e njohur si osteocalcin është shumë e rëndësishme për forcën e kockave dhe aftësinë e tyre për t’i rezistuar thyerjeve. Osteokalcina duhet t’i nënshtrohet një reaksioni kimik që të jetë në gjendje të zhytet siç duhet në kockë, dhe këtë e bën me ndihmën e vitaminës K.

Supë krem me brokoli

Supa krem me brokoli është një pjatë e shëndetshme, e shijshme dhe e lehtë për tu gatuar. Kjo supë është ideale për vegjetarianët, por edhe për fëmijët që zakonisht nuk ju pëlqejnë perimet.
Lexo recetën e plotë

Këshilla te vlefshme kur bëni pazar

Kumbullat

Kumbullat zakonisht njihet si ushqim i pasur me fibra, por studimet kanë treguar që ato gjithashtu ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të kockave. Kur gratë pas menopauzës konsumonin një racion kumbullash në ditë, rezultatet tregonin që kripërat ndihmuan në parandalimin e humbjes së kockave, duke ulur rrezikun e osteoporozës. Ato përmbajnë kompozime fenolike të cilat natyrshëm sinjalizojnë qelizat për të rritur formimin e kockave, si dhe vitaminë K, e cila ndihmon në metabolizmin e kockave.

Tavë me bathë e kumbulla

Batha, kjo bimë bishtajore është e përbërë pothuajse e gjitha nga ujë dhe në pjesë të vogla nga karbohidrate, proteina e fibra. është e pasur me kripëra minerale e vitamine të grupit B. Midis të gjitha bishtajoreve të tjera, bathët janë të vetmet që kanë më pak kalori. Receta që ne sjellim është e thjeshtë dhe me një shije të veçantë sepse është ndërthur ëmbëlsia e kokrrave të bathës së freskët me thartësinë e kumbullës.
Lexo recetën e plotë

Salmon i konservuar

Salmoni është një nga të paktat ushqime që kanë vitaminë D, e cila rrit përthithjen e kalciumit nga trupi. Të dy, kalciumi dhe vitamina D ndihmojnë trupin në ndërtimin e kockave. Por kur zgjidhni salmonin tuaj të konservuar, sigurohuni që të zgjidhni opsionin që përfshin edhe halat e tyre.

Peshk Salmon në furrë me erëza

Receta e mëposhtme është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e shëndetshme. Salmoni është një peshk i pasur me omega3 që ndihmon në uljen e kolesterolit. Në këtë recetë e kemi sjellë salmonin të gatuar në furrë me erëza të ndryshme e pak galetë. Kjo pjatë është ideale e shoqëruar me një gotë verë të bardhë të ftohtë.
Lexo recetën e plotë

Arra dhe farat e papërpunuara

Arrat dhe farat përmbajnë kalcium, i cili është i shkëlqyeshëm për shëndetin e kockave në përgjithësi. Produktet e qumështit janë ato që rekomandohen më shpesh për kalciumin por ato janë mjaft të vështira për tu tretur, ose jo në sasinë e duhur të kalciumit. Arrat dhe farat janë një burim alternativ i dobishëm për produktet e qumështit.

Kulaç me arra

Kulaç me arra mund ta përdorni për një aperitiv, një sandviç për drekë, ose për të shoqëruar një supë për darkë. Provoni edhe recetën me miell integral.
Lexo recetën e plotë

Tofu

Tofu ka nivele të larta të proteinave dhe magnezit, i cili ndihmon në ndërtimin e kockave dhe është i pasur me kalcium. Është i përbërë nga soja, kimikatet e së cilës ndihmojnë në zvogëlimin e humbjes së kockave dhe rritjen e densitetit të mineraleve.

Si të bini nga pesha me dietën Keto

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Komento nga Facebook!

Enter your comment - Comments