5 këshilla të vlefshme para se të bëni pazar

Të gjithë kemi jetë të ngarkuar dhe gjetja e kohës për të ngrënë shëndetshëm, si familje mund të jetë një sfidë më vete. Me një planifikim të thjeshtë kur bëni pazar, mund të ndihmoni veten me zgjedhjen e një ushqimi të shëndetshëm dhe gjithashtu mund të kurseni shumë para.

Bëni një listë dhe qëndroni besnik

Shkruani një listë të produkteve që ju dhe familja juaj planifikoni të hani në javën e ardhshme dhe mundohuni t’i përmbaheni kësaj liste gjatë pazarit. Kjo do t’ju ndihmojë të shpenzoni më pak në blerjet impulsive dhe nuk do të keni aq shumë mundësi që të shpërqendroheni duke marrë më pak ushqime të shëndetshme dhe më shumë gjëra që nuk ju duhen.

Cilat fruta duhet të konsumojmë në dimër?

Shmangni blerjet kur keni uri, jeni me nxitim apo të stresuar

Bëni një ngrënie të lehtë para se të shkoni në pazar për të marrë ushqime dhe sigurohuni që keni mjaftueshëm kohë për të marrë vendime të arsyeshme dhe praktike.

A e dini cilat janë ushqimet që duhet të hani gjatë shtatzënisë

Kujdes kur bëni pazar me fëmijë

Bisedoni me ta paraprakisht se çfarë mund të marrin, në mënyrë që të dinë se çfarë të presin – merrni me vete disa fruta ose kokoshka që të mund ti konsumojnë përgjatë rrugës.

Pse duhet të konsumoni brokoli

Kujdes nga “ofertat speciale”

Blerja e “ofertave speciale” mund të jetë shumë e dobishme nga pikëpamja ekonomike, por ju mund të përfundoni duke blerë atë që nuk ju duhet, prandaj kini kujdes.

Lexoni etiketat e ushqimit që do të konsumoni

Etiketat e ushqimeve mund të jenë pak konfuze, por duke krahasuar produkte të ngjashme mund të zgjidhni një produkt më të shëndetshme sesa të vendosni të merrni një produkt çfarëdo.

E dini sa kalori duhet të marrim në ditë?

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

5 Arsyet pse duhet të hani çdo lloj ushqimi

Në vend që ta kategorizoni ushqimin si "të mirë" apo "të keq" konsumoheni ushqimin në një mënyrë që ju lejon të shijoni gjithçka. Pak tortë me çokollatë nuk do tju bëjë mbipeshë apo jo të shëndetshëm, por teprimi i ushqimit mund të krijojë probleme me kohën