Hiqeni vesin e konsumimit të tepërt të kripës

Disa këshilla si të hiqni vesin e konsumimit të tepërt të kripës. Dhe pse kripa nuk është gjithmonë e keqe por sigurisht na duhet që ta përdorim në ushqime për të mbijetuar. Por sasitë që na duhen për të na mbajtur të shëndetshëm janë të vogla në krahasim me ato që ne hamë normalisht.

Imagjinoni të pini një gotë me ujë deti… jo shumë e këndshme, e di! Por disa ushqime si supa, proshuta dhe buka janë po aq të kripura! Një tas me supë mund të ketë të njëjtën sasi kripe si një tas me ujë deti.

Si të hiqni dorë nga përdorimi tepërt i kripës

Të rriturit duhet të hanë jo më shumë se 6g kripë (ose 2.4g natrium) në ditë. Por studimet tregojnë se shumica prej nesh në të vërtetë hanë rreth 9g kripë ose më shumë çdo ditë.

Këshilla si të konsumoni më pak kripë

Problemi me kripën është se ngrënia e tepërt e saj mund të rrisë presionin e gjakut. Presioni i lartë i gjakut është një shkak kryesor për infarktin dhe sëmundjet e zemrës, që çojnë në vdekje me probabilitetin një në tre vdekje.

80% e kripës që hamë është e fshehur në ushqime të përpunuara

  • Një muffins mesatar përmban pothuajse 10% të konsumit tuaj të rekomanduar ditor të kripës
  • Dy feta bukë të bardhë përmbajnë pothuajse 15% të konsumit të rekomanduar ditor të kripës
  • Një pjesë proshutë përmban 20% të konsumit të rekomanduar ditore të kripës
  • Gjysma e një tasi me supë përmban pothuajse 37% të konsumit tuaj të rekomanduar ditor me kripë

Kujdesuni për shëndetin tuaj duke zgjedhur ushqime me pak kripë

  • Në supë provoni të përdorni piper të freskët në vend të kripës.
  • Zgjidhni mish, peshk, fruta dhe perime të freskëta sa herë që të jetë e mundur dhe mos konsumoni ushqime të përpunuara.
  • Zgjidhni ushqime të cilat janë aromatizuar me barishte dhe erëza. Ata shtojnë aromën në ushqim, kështu që nuk do të keni nevojë të shtoni kripë.
  • Ulni sasinë e mishit të kripur që ju zgjidhni, siç është proshuta.
  • Gjithmonë shijojeni ushqimin para se të shtoni kripë – ushqimi shpesh përmban kripë aq sa duhet dhe ska nevojë për ti hedhur më shumë.
  • Salcat shpesh përmbajnë shumë kripë, kështu që kërkoni që ato të shërbehen në enë të vogla që të mund të përdorni aq sa dëshironi, sigurisht pa e tepruar.

5 këshilla për ushqyerje te shëndetshme.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like