5 Arsyet pse duhet të hani çdo lloj ushqimi

Në vend që ta kategorizoni ushqimin si “të mirë” apo “të keq” konsumoheni ushqimin në një mënyrë që ju lejon të shijoni gjithçka. Pak tortë me çokollatë nuk do tju bëjë mbipeshë apo jo të shëndetshëm, por teprimi i ushqimit mund të krijojë probleme me kohën. Këtu janë pesë arsye pse duhet t’i lejoni vetes të hani të gjitha ushqimet:

1. Konsumoni gjithçka

Vendosja e ushqimeve në listën “nuk do e ha” nuk është e mençur për humbje peshe afatgjatë dhe për të qenë i lumtur.Në vend të kësaj liste, zgjidhni moton “të gjitha ushqimet janë të përshtatshme” dhe lejojini vetes të hani çdo ushqim, pa u ndjerë në faj.

Pse duhet të konsumonin darkën më herët

2. Frenon dëshirat për sasi të mëdha

Lejimi i vetes për të ngrënë gjithçka do të thotë që do të keni më pak dëshira sepse e dini që mund të hani të gjitha ushqimet në çdo kohë që dëshironi.

Ushqimi humbet fuqinë e tij mbi ju prandaj thuajini lamtumirë teprimeve të të ngrënit.

Si të bini nga pesha duke zvogëluar sasitë

3. Humbje e peshës

Po, humbja e peshës është një efekt anësor i zakonshëm i ngrënies së ushqimeve në porcione normale. Njerëzit që shijojnë ushqimin e tyre hanë më pak , dhe ata janë më të kënaqur. Kjo kënaqësi është thelbësore për ruajtjen e një peshe të shëndetshme në periudhë afatgjatë.

4. Qëndrueshmëria

Kur është fjala për të ngrënë mirë, gjithçka ka të bëjë me krijimin e zgjedhjeve të shëndetshme të jetesës.

Dietat nuk kanë si qëllim të ndiqen përgjithmonë, kështu që lejimi i vetes për të ngrënë të gjitha ushqimet formon një qasje realiste dhe të qëndrueshme për të ngrënë dhe për të mbajtur një peshë të shëndetshme.

5. Bilanci i makronutrienëve

Çdo makro nutrient kryen një funksion të ndryshëm në trup. Proteinat janë të nevojshme për rritjen, mirëmbajtjen dhe riparimin e qelizave.
Yndyrat janë të nevojshme për thithjen e vitaminave dhe mineraleve, rregullimin e hormoneve dhe formimin e strukturave qelizore. Karbohidratet janë burimi kryesor i karburantit të trupit tuaj.

Duke kufizuar ose eliminuar cilindo nga këto grupe ushqimesh, ju po parandaloni aftësinë e trupit tuaj për të kryer funksione jetësore. Konsumi i të gjithave ushqimeve siguron një ushqyerje të ekuilibruar.

Frutat që ju ndihmojnë të bini nga pesha

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Ushqimi i fëmijëve të moshës 8-12 muajsh

Ju mund ta kuptoni që foshnja juaj është gati të përparojë në fazën tjetër 2 të ushqimit në rast se vëzhgoni shenja si refleksi i futjes së gjuhës, për shkak të së cilës një fëmijë mund të marrë pa probleme ushqimin në gojën e tij dhe ta gëlltisë atë në mënyrë efikase.