Si të mbrohemi nga Coronavirus?

Sipas një mjeku të sëmundjeve infektive higjiena personale sa më e lartë është gjëja më e mirë që mund të bëjmë që të mbrohemi nga Coronavirus, virusi më i rrezikshëm i momentit. Virusi i sëmundjes së frymëmarrjes po përhapet shumë shpejt në vendin e saj të origjinës, Kina, por edhe frika po përhapet po aq shpejt në internet dhe përmes media sociale.

Masat që duhet të marrim që të mbrohemi nga Coronavirus?

Coronavirus përhapet përmes ajrit dhe frymëmarrjes, siç është kur dikush teshtin ose kollitet përreth jush. Viruset e gripit dhe viruset e zakonshme të ftohjes gjithashtu përhapen në këtë mënyrë.

Gjërat që ju mund të bëni për të mbrojtur veten nga coronavirus janë veprime të lidhura me higjienën personale që ju duhet ti bëni çdo ditë.

Pse duhet të pini ujë me limon dhe mjaltë

Gjëja e parë që mund të bëni për të parandaluar sëmundje të frymëmarrjes është të praktikoni një higjienë sa më të mirë personale.

  • Lani duart me sapun ose përdorni një sterilizues dore që përmban alkool.
  • Teshtini dhe kollituni duke u siguruar që duart tuaja janë të vendosura përpara gojës.
  • Nëse pështyni gjatë tështimës në lëkurën tuaj, pastrojeni menjëherë.
  • Shmangni prekjen e fytyrës me duar të palara.
  • Shmangni kontaktin e afërt me njerëzit që janë të sëmurë, veçanërisht me ata që shfaqin simptoma të problemeve në rrugët e frymëmarrjes dhe ethe.
  • Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë.
  • Pastroni rregullisht me një dezinfektues sipërfaqe të caktuara si tavolinën e kuzhinës dhe doreza e dyerve apo çelësat.

15 Ushqimet që duhet të hani kur jeni me grip

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like