10 Këshilla që të mos merrni kilogram gjatë festave të fundvitit

Sezoni i festave është periudha ideale për të festuar me familjen dhe miqtë dhe për të shijuar festimet që bën të pamundur mbajtjen e dietës. Sfida është të festosh pa fituar kilogramët që ke punuar për ti humbur.

Le ta pranojmë; mbajtja e dietës është mjaft e vështirë shumicën e ditëve të vitit. Por përballimi i stresit të festave, së bashku me të gjitha festimet, e bën veçanërisht të vështirë shmangien e kilogramëve të padëshiruar gjatë sezonit të festave të dimrit. Lexoni më poshtë 10-këshillat që ju ndihmojnë që të mos merrni peshë:

1. Merrni porcione të vogla.

Studimet kanë treguar se sa më shumë ushqim të na shërbehet, aq më shumë do të hamë – edhe nëse nuk na pëlqen ajo që po hamë, prandaj merrni ushqim vetëm në porcione të vogla

Receta përshesh me bukë misri

2. Lëvizni sa më shumë.

Ushtrimi është më i rëndësishëm për ruajtjen e peshës sesa për heqjen e kileve por nëse nuk mund të shkoni në palestër bëni në interval 10-minutësh të aktivitetit fizik gjatë gjithë ditës.

3. Peshohuni rregullisht.

Kontrollimi me peshore të paktën një herë në javë është prova e vërtetë për mbajtjen e peshës konstante. Mos harroni, kjo duhet të jetë gjëja e parë që bëni në mëngjes.

Bakllava me fruta

4. Hani shumë proteina të lehta.

Rritja e marrjes së proteinave me mish pa dhjamë, shpendë pa lëkurë, qumështore me pak yndyrë, prodhime deti dhe fasule do t’ju mbajë të ndiheni të kënaqur më gjatë.

5. Merrni një mëngjes të shëndetshëm.

Nuk duhet ta anashkaloni mëngjesin sepse fuqizon trurin, ndihmon metabolizmin dhe ju ndihmon të kryeni çdo punë më mirë.

6. Vendoseni në një pjatë.

Shërbimi i vakteve në një pjatë do t’ju ndihmojë të shmangni marrjen e ushqimeve të tjera pa qenë i vëmendshëm që mund të shtojë shumë kalori shtesë.

Ushqime për bark të sheshtë

7. Nëse nuk ju pëlqen, mos e hani.

Një provë është e mjaftueshme për të treguar nëse e pëlqeni. Nëse jo, thjesht lëreni në pjatën tuaj. Përdorni ato kalori shtesë për diçka që ju pëlqen.

8. Shijoni supë ose një sallatë para se të shkoni në ushqime të tjera.

Një pjatë e parë e përbërë nga një sallatë jeshile me një salcë të lehtë, ose një tas me supë me perime, mund të zvogëlojë kaloritë totale që hani gjatë një vakt.

9. Kënaqni një dëshirë me disa kafshata.

Një copë byrek me mish ka më shumë se 400 kalori, kështu që vetëm provojeni. Ose zgjidhni alternativa me më pak kalori (si byrek me kungull ose lakra me yndyrë të ulët) në mënyrë që 200 kaloritë tuaja shtesë t’ju japin më shumë për të shijuar.

10. Shijoni çdo kafshatë.

Uluni, relaksohuni dhe shijoni çdo kafshatë të vaktit tuaj, merrni kohë dhe shijoni aromat dhe shijet e çdo ushqimi.


Gëzuar festat!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like