Ide për dekorimin e tryezës për festat e fundvitit

Me kaq shumë përqendrim rreth ushqimit dhe pijeve, nuk është çudi që darka e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri është një moment kryesor për shumicën prej nesh dhe një pjesë e rëndëshishme e festimeve. Prandaj sigurohuni që të përdorni këtë mundësi për të treguar aftësitë tuaja në krijimin e një tryeze magjike për të bërë përshtypje sa më mirë tek të ftuarit tuaj.

1. Dekoroni me nuanca të ngrohta dhe tërheqëse

Vishni tryezën me mbulesë të kuqe dhe enë të thjeshta darke të bardha dhe krijoni një miks gjethesh në mes për të shtuar një prekje natyrale.

5 ushqime që ju sjellin fat për festa

2 Bëni një dedikim

Vendosni një letër urimi në një rrotull kartoni, mbështilleni me një copë rrjete përreth, pastaj lidhni skajet me fjongo dhe vendoseni në pjatën e secilit.

3 Vendosni pijet në zonë të përbashkët

Cilado qoftë situata për Krishtlindje këtë vit, një gjë është e sigurt … do të kërkohen pije. Përzieni kokteilet në gota prej xhami dhe vendosini të gjitha bashkë, kështu secili i shërben vetes aq sa dëshiron.

4. Sillni natyrën në tryezë

Përqafoni bukurinë e natyrës, përtej asaj të gjetheve dhe luleve të freskëta vendosni fruta të stinës, për kontrast ngjyrash por dhe për shije.

Receta Panettone shqip

5. Përdorni shumë gjethe

Degët e së njëjtës lule ndërthuren në pemë për të krijuar një pamje të koordinuar. Mbani të njëjtat ngjyra në dekorimi, për tu lidhur në mënyrë të përsosur.

6. Vendosni materiale reflektuese

Metalet ndihmojnë në marrjen e dritës, duke reflektuar një ambient ngrohës rreth tryezës përreth. kaq e thjeshtë, por aq efektive.

7. Vendosni qirinj rreth tryezës

Krijoni ndriçimin tuaj festiv me qirinjsh. Mund të përdorni dhe një tas qelqi dhe të vendosni qirinj lundrues në të.

8. Zbukuroni tryezën me mini pemë.

Bëni një ambient festiv duke zbukuruar tryezën me mini pemë. Thjesht merrni prerjet e degëve nga një pemë e vërtetë bredhi, dhe vendosini ato përreth tavolinës.

9. Krijo dëborë

Përdorni ngjyra të ftohta dimërore dhe qelqe të akullta për një tryezë perfekte. Përdorni brymë artificial kudo rreth tavolinës.

10 Qëndroni tek stili klasik

Përzieni ngjyrat tradicionale festive të së kuqes dhe jeshiles me prekjet e lezetshme të stilit të vendit për një pamje të ngrohtë të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Një ambient festiv i kuruar bën më të veçanta mbrëmjet festive.

French macarons për Krishtlindje

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like